TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2025, 22:28

Paloka: Dhëndri i Trump është tërhequr nga Sazani, Rama nuk i përmbushi kërkesën para 4 nëntorit

Shkruar nga Pamfleti

Paloka: Dhëndri i Trump është tërhequr nga Sazani, Rama nuk

Deputeti demokrat Edi Paloka në emisionin ‘Të Pashoq’ tha se Edi Rama nuk mund të blejë Donald Trump me idenë se po i jep ishullin e Sazanit dhëndrit të tij, Jared Kushner.

Paloka tha se nuk do të flitet më për Sazanin dhe as për investime.

Ata paraqitën vetëm një kërkesë, donin statusin e investitorit strategjik para 4 nëntorit, pra para zgjedhjeve në SHBA.

Kur u tërhoq Biden dhe hyri në garë Kamala, pati disa lëvizje në sondazhe dhe Ramën siç duket e kanë udhëzuar prit mos jep gjë. E dini se çfarë kanë thënë personat që janë marrë me procedurat? 

Në ligjëratë të drejtë kanë thënë: na nxirrnin pengesa njëra pas tjetrës që dukeshin se ishin pengesa për të na vonuar për të na dhënë statusin e investitorit strategjik.

Menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA, nxituan edhe ia dhanë atë statusin e investitorit, pasi menduan se do të blinin Trump me ishullin”, tha Paloka.

 

Lini një Përgjigje