TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2025, 09:16

Krimet zgjedhore, Rama sulmon SPAK: Nuk survejohen partitë gjatë fushatës, hetoji nga zyra

Shkruar nga Pamfleti

Krimet zgjedhore, Rama sulmon SPAK: Nuk survejohen partitë gjatë

Rama tha se ngritja e Task Forcës nga SPAK është ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre.

Kryeministri Rama ka vijuar sulmet ndaj Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion. Ndërsa SPAK ka paralajmëruar ngritjen e strukturave të posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore, kryeministri Rama ka reaguar duke thënë se po survejohen partitë politike në një proces elektoral.

Ai ka kundërshtuar ngritjen e Task Forcës së re nga SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore. Sipas Ramës, partitë nuk mund të survejohen në një proces elektoral, ndërsa shton shpreson që kjo të jetë një lajthitje momenti dhe jo i vërtetë.

“Nuk ka alternativë tjetër përveç një drejtësie të pavarur që respekton të drejtat e njeriut. Duhet të luftojmë të gjithë së bashku që ta konsolidojmë. Ka shumë gjëra pozitive, por edhe shumë negative. Edhe një rast kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është shumë. Nuk mund të lejohen qasje të ish sigurimit të shtetit.

Patjetër që duhet të jemi të vendosur, nuk mund të trysnohet administrata, nuk mund të survejohen partitë politike në proces elektoral. Besoj se është lajthitje e momentit dhe të ndalet menjëherë survejimi në terren. Nuk mund të kthehemi në periudhë të errët. Hetimet për krime zgjedhore secili në pozicionin e vetë. Nuk mund të dilet nga llogoret”, tha Rama.

Më herët, Prokuroria e Posaçme ka publikuar edhe planin strategjik me ngritje zyrash në qarqe dhe ndjekje të problematikës për krime të mundshme zgjedhore gjatë zgjedhjeve të 11 majit. 

Lini një Përgjigje