Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD, Sali Berisha ka shpalosur pikat e programit të Partisë Demokratike.
Berisha thotë se do të ulë çmimet e energjisë, naftës dhe taksat.
Po ashtu Berisha tha se do të investojnë edhe në sektorin e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë.
'Mendoj se ndër zhvillimet më të rëndësishme dhe me interesin më të madh për shqiptarët ka qenë paraqitja e programit të PD për çështjet më thelbësore të qytetarëve shqiptarë. Program, i cili jo vetëm që u jep përgjigje problemeve të rënda të akumuluara këto 12 vite, por u jep përgjigjen më të shkëlqyer, u jep përgjigje dhe zgjidhje më të mirë në interesin e çdo qytetari problemeve madhore me të cilat përballet individi dhe shoqëria shqiptare sot. Ky program synon ndarjen me shpejtësi të Shqipërisë nga varfëria e skajshme. Me shpejtësi të rrufeshme, duke u angazhuar në një shpërndarje të re të të ardhurave buxhetore. Ky program pra me vendosjen e minimumit jetik për çdo qytetar shqiptar, vendosjen e rrogës minimale 500 euro, 25 përqind më e lartë se kjo që është sot, vendosjen e kartës së konsumatorit që përbëjnë 450 euro për çdo pensionist në vit dhe për ata që janë në minimumin jetik. Uljen e ndjeshme të çmimit të energjisë, të ujit. Ky program i jep një hapësirë të re shumë më të madhe lirisë ekonomike, lirisë së biznesit. Pra progarmi, të themi të vërtetën tejkalon për mirë edhe parashikimit e atyre që përfitojnë prej tij. Taksa e pronës do të zbresi 5 herë, do të ulet me 500%. Çmimi i energjisë për bizneset do të ulet me 300%, do të ulet tre herë, çmimi naftës do të ulet me 40%. Tatimi mbi të ardhurat zbret ne 10%, të vetëpunësuarit që paguajnë taksa si punëdhënës dhe si punëmarrës do të kenë vetëm një. Do të nxitet prodhimi me një seri stimujsh, fiskal dhe të tjerë. Shqipëria prodhuese do të jetë motoja jonë.' ,tha Berisha.
Lini një Përgjigje