TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2025, 15:54

Zgjedhjet e 11 majit, arrin në 15 numri i partive të regjistruara

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, arrin në 15 numri i partive të regjistruara

Pas Partisë Demokratike që dorëzoi dje në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit, sot ishte Partia e Lirisë që ka ndjekur të njëjtën rrugë.

“Na priftë e mbara në këtë sfidë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë” shkruan sekretari i përgjithshëm i PL-së në një postim në rrjetin social, teksa informoi regjistrimin e partisë së Lirisë në KQZ.

Deri tani janë 15 parti që kanë bërë kërkesë në KQZ për tu regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.

Partitë që kanë paraqitur kërkesat për regjistrim

1.         Partia Demokratike

2.         “Shqipëria Bëhet”

3.         Lëvizja “Bashkë”

4.         Partia e Lirisë

5.         Partia Mundësia

6.         Nisma Thurje

7.         Partia Konsevatore

8.         Partia Balli Kombëtar

9.         Aleanca Demokristiane e Shqipërisë

10.       Partia Bashkimi Demokrat

11.       Partia Balli Kombëtar Demokrat

12.       Partia PUK

13.       Partia e Legalitetit

14.       PDK

15.       Partia Kristian Demokrate PKD

 

Lini një Përgjigje