TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2025, 17:07

“Protesta jashtë GJKKO, gabim”, Rama në takimin me punonjësit e bashkisë: Të mos përsëritet nga askush që punon në shtet!

Shkruar nga Pamfleti

“Protesta jashtë GJKKO, gabim”, Rama në takimin me

Rama tha se ky veprim i ndodhur disa ditë më parë nuk duhet të përsëritet më nga askush që punon në shtetit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama në takimin me punonjësit e bashkisë së Tiranës në Sheshin Skënderbej, kritikoi ata që morën pjesë në protestën para SPAK për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky veprim i ndodhur disa ditë më parë nuk duhet të përsëritet më nga askush që punon në shtetit shqiptar.

“E kërkova këtë mbledhje sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush dhe shumë të tjerësh njerëz të prekur apo të lënduar, disa dhe kanë shkuar jashtë dyerve të prokurorisë për të protestuar.

Nuk dua t’i gjykoj keq, përkundrazi i mirëkuptoj emocionet e tyre por ishte një gabim që nuk duhet përsëritur më as nga ju dhe as nga askush që punon në shtetit shqiptar", tha Rama.

Rama nuk la pa shtuar se njëjtë si ata që protestuan para GJKKO mendon dhe ai për me caktimin e masës së sigurisë për Veliajn.

“Unë nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që shkuan atje, për ndërprerjen pa gjyq të kryetari të bashkisë me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sot në burg, dhe kjo kambanë bie për ata që duan të dëgjojnë, me statusin e të dyshuarit e jo me atë të pandehurit apo fajtorit, çka është e pashpjegueshme për të gjithë ata çerek e ca mln qytetarë që e kanë zgjedhur kryetarin të rrijë në zyrë e jo të mbyllet pa gjyq”, tha ai.

Lini një Përgjigje