
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimi të tij me punonjësit e bashkisë së Tiranës në Sheshin Skënderbej foli edhe për arrestimin e Erion Veliajt.
Ndryshe nga reagimet e mëparshme dhe sulmeve ndaj SPAK, kësaj radhe Rama tha se çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i takon drejtësisë.
Por më tej theksoi se vëmendja për Tiranën do të jetë maksimale, derisa drejtësia të marrë vendimin për Veliajn.
“Pa asnjë turp thonë, ju jeni të gjithë njësoj. 7-8 llamba neoni, fiks, asnjë më shumë. Tirana dukej natën, si një varrezë qytet varresh murale. Nuk më takon mua, të them nëse lali Eri është i pafajshëm apo fajtor, pavarësisht se çfarë mendojmë ne këtu, barra ime është të qëndroj në detyrë, mbështes pavarësinë e organeve të drejtësisë. Makineria e Bashkisë Tiranë të mos fiket, të xhirojë 24 orë. Deri kur çështja e kryetarit të marrë drejtim, vëmendja ime për bashkinë do jetë e pandërprerë. Askush dhe asgjë, asnjë buf dhe asnjë specie e kënetës, nuk e mbulon dot me shoshën e llumit, diellin e transformimit kolosal të Tiranës sonë”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje