TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2025, 17:44

Akuzat për korrupsion, Rama: S’ka bir k*rve të më thotë mua se i kam marrë lekë!

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat për korrupsion, Rama: S’ka bir k*rve të më

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimi të tij me punonjësit e bashkisë së Tiranës në Sheshin Skënderbej foli për kohën kur prishi ndërtesat te Lana dhe akuzat për korrupsion.

Sa i takon akuzave për korrupsion për leje ndërtimi, ai tha se s’ka bir k*rve dhe nënë që të dali dhe t’i thotë që ai i ka marrë lekë.

Nuk ua rrok truri se mund të ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë për leje ndërtimi por ama u kërkojnë bizneseve pemë për leje ndërtimi. Ato ndërtimet që u prishën në Lanë atëherë,  e dini si janë prishur dhe si është pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton?

Janë prishur me korrupsion! Kam bërë unë korrupsion. I kam thirrur ndërtuesit në zyrë dhe u kam thënë ‘ore naj lek për lejen e ndërtimit keni dhënë, më thanë jo, jo, jo…  por mirë më dini budalla mua që merrni leje ju dhe nuk jepni asgjë? Atëherë i thash ka ardhur koha që t’i paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës’, ua ndava me çova segmentin e Lanës dhe u thash ‘merrni buldozerët tuaj, naftën tuaj dhe shkoni prishini se për ndryshe nuk merrni më leje ndërtimi’.

Dhe në vijën logjike të një sërë hetimeve intensive jam gati të dorëzohem para drejtësisë! E kam bërë këtë shumë here madje, por ata që dje në çdo pallat të ri shikonin përqindje për leje ndërtimi dhe kur u thash që s’ka bir k*rve dhe nënë që të dali dhe të thotë mua që me ka marrë lekë, më nxorën një burrë që më ka kërkuar falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë por ai vazhdon me kërkon falje…”, tha Rama.

Lini një Përgjigje