TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2025, 17:53

Rama zbulon arsyen përse nuk largohet nga politika!

Shkruar nga Pamfleti

Rama zbulon arsyen përse nuk largohet nga politika!

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me punonjësit e bashkisë së Tiranës, zbuloi edhe arsyen përse ai nuk largohet nga politika.

Rama tha se arsyeja përse nuk ikën është fakti se ka një luftë të pambaruar, të cilën e ka nisur ditën kur ai erdhi nga Franca për të përcjellë të atin në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës mbytur nga shiu dhe balta.

Disa më pyesin ca duan unë akoma që nuk iki? Ngandonjëherë kur llumi, helmi bëhen një potere e madhe dhe e pyes dhe unë veten ore ca dua akoma që rri dhe mbaj gjithë këto jashtëqitje gojësh të shthurura mbi fytyrë dhe pse familja ime duhet të durojë këtë qenëri mesjetare?

Përgjigjja është: nuk iki se kam një luftë për të mbaruar. Po e them për herë të parë. Mua më ka futur në këtë luftë shiu dhe balta e varrezave të Sharrës. Kur erdha nga Franca për të përcjellë tim atë dhe un  kthyem në shtëpi nga varrimi sikur ishim kthyera nga lufta dhe aty nuk i ika dot tundimit t’i thoja po thirrje së kahershme të Nanos për t’u përfshirë në politikë”, tha Rama.

Lini një Përgjigje