TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2025, 18:47

‘Dilni në terren”, Rama u jep porositë këshilltarëve të PS për 11 majin

Shkruar nga Pamfleti

‘Dilni në terren”, Rama u jep porositë

Dilni në terren dhe të jeni sa më aktivë. Kjo është porosia që Edi Rama u ka dhënë këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Tiranës, duke kërkuar angazhim maksimal të tyre për zgjedhjet e 11 majit.

Pas takimit me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në sheshin ‘Skënderbej’, Rama ka zhvilluar një takim disa minutësh në mjediset e institucionit lokal me këshilltarët e majtë bashkiakë.

“Të jeni sa më aktivë, dilni në terren, mbuloni zonat”, mësohet t’i ketë kërkuar Kryeministri këshilltarëve socialist. Në vijim ai u ka thënë të jenë më të motivuar se kurrë për të arritur fitoren në 11 maj.

Më herët, Rama mbajti një fjalim të gjatë, ku i ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të punojnë edhe më shumë, të zgjohen edhe më herët dhe të jenë më të motivuar se kurrë. Madje, Kryeministri deklaroi se do t’I qëndrojë mbi kokë punëve në Tiranë dhe do të jetë në krah të punonjësve të Bashkisë.

 

Lini një Përgjigje