TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2025, 18:06

“Berisha u tall rëndshëm me të gjithë ne”, Evi Kokalari: PD nuk është parti konservatore as e djathtë

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha u tall rëndshëm me të gjithë ne”, Evi

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish në rrjetet sociale, ndërsa thekson se Partia Demokratike nuk është as konservatore dhe as realisht e djathtë.

Kokalari akuzon Sali Berishën se është tallur rëndshëm me të gjithë. Në rrjetin social, aktivistja shqiptaro-amerikane ka publikuar një bashkëbisedim që ka pasur me gazetarin e New York Times që ka intervistuar Chris LaCivita, i cili është përzgjedhur si strategu i fushatës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit.

“Më vjen mirë që gazetari i NY Times korrigjoi një detaj të vogël, por të rëndësishëm! Në artikullin e publikuar dje, iu referua PD si parti konservatore. E tille nuk është.

Mbasi ja solla në vemendje, në një postim - update në llogarine e tij, iu referua PD-së si parti e qendrës së djathtë.

PD-ja vetëm MAGA nuk është! Kur u mundova ta konvertoja në parti realisht të djathtë dhe Berisha u tall rëndshëm me të gjithë ne”, shkruan Kokalari.

Lini një Përgjigje