
Ibsen Elezi, ish-kryetar i degës së PD-së në Kukës, ka kritikuar mënyrën e organizimit dhe zhvillimit të primareve në partinë më të madhe të opozitës.
Ai e konsideroi procesin si jo serioz, ndërsa theksoi se nuk pati as debate, as informacione se kush ishte në lista.
“I njëjti problem që nuk korrigjohet nëse njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se duhet ndërruar politika e dirigjimit në lënien e debatit dhe politikës në dorën e anëtarësisë. Të mendosh primare serioze ku nuk ka debat, s’di njeri lista, as degët. Më e rëndë futja e njerëzve sipas interesave të njërit apo tjetrit. Kjo nuk është fair-play. Para se të flitet për primare duhen përcaktuar kritere bazike kush merr pjesë. Duhen dhe rregulla të qarta loje. Nuk është panoramë e qartë se kush do kandidojë, si duhet vepruar. E kujtojnë demokracinë urdhër. Këto primare me këto standard kthehen në negativitet. Këta duan të vendosin në lista njerëzit e tyre. Duan të jenë të përgatitur për çdo situatë kuvendin e ardhshëm”, tha Elezi në Report Tv.
Por sipas tij, për të gjithë këtë situatë, përgjegjësia nuk është vetëm e Berishës, por edhe ata që janë poshtë tij.
“Fajet në raste të tilla janë të tërë atyre që janë pjesë e procesit. Kur të gjithë e shohin procesin jo normal, nuk përbën sens. Ka njerëz nga bota akademike, futesh në garë dhe nuk të jepet mundësia të biesh në kontakt me njerëz. Është dhe faji i këtyre që thonë po ç’të bëjmë? Ngri zërin, kaq”, shprehet Elezi.
Lini një Përgjigje