
Analisti Ben Andoni duke komentuar primaret në Partinë Demokratike që u zhvilluan më 1 mars, shprehet se ato janë një proces që i shërben demokracisë së brendshme, por e konsideron si një problem më vete, atë që e quan kryetaro-kracia.
Nga studio e News24, Andoni tha se dëshironte një Parti Demokratike me gjak të ri, një të djathtë ndryshe nga ajo që është shfaqur deri më tani.
Në këtë kuadër, ai thekson se kjo e djathtë ndryshe mund të krijohet nga brezi i ri.
“Primaret janë të shëndosha për demokracinë e brendshme të partisë. Unë dua që PD të ketë gjak të ri. Dua që PD të përfaqësoj një të djathtë ndryshe. E djathta pas 1990 nuk po gjen akoma veten. Të rinjtë mund të sjellin të djathtën që duam.
Gjithë Europa po shkon drejt së djathtës. Ekzistojnë konjekturat e kryetarëve. Kryetaro-kracia në Shqipëri është problem më vete. Në Shqipëri, individi duhet të jetë më i fortë nga se është, pasi është i varfër”, thekson analisti.
Lini një Përgjigje