
Vijojnë negociatat mes Sali Berishës dhe Ilir Metës për listën e kandidatëve. Berisha është gati t’i japë 4 emra në listë të sigurt Metës, por PL mësohet se kërkon 7. Tedi Blushi ka shkuar pak më parë në selinë e PD për të negociuar.
Vetë Berisha tha sot në një konferencë për mediat se Meta do të jetë në listë të sigurt.
“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë, totale, të PD dhe të gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka diskutim. Lista të hapura? A mund të bëjë fushatë ai nga burgu? Ai donte lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë, sepse Edi Rama do të marrë mandatet duke mbajtur kundërshtarët në burg.
Nuk ka ngecje të negociatave me aleatët. Negociatat ecin mirë, marrëveshja do të dorëzohet në mesnatë. Është në vazhdim e sipër, por nuk ka ngecje. Jo, nuk ka ngecje. Probleme të mëdha nuk kemi, megjithatë do të shohim fundin. Janë në negociata, vazhdojnë negociatat”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje