Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, foli për kërkesën e PD-së për shtyrjen e afatit për regjistrimin e diasporës për të mos përfunduar më 4 mars.
Celibashi tha se data 9 mars mund të jetë afati i fundit, pasi duhet shpallur lista paraprake.
Sipas tij, deri më 9 mars mund të diskutohet për afate të tjera, por pa një amendim ligjor, nuk mund të ketë shtyrje përtej kësaj date.
"Data 9 mars është një datë që ne nuk shkojmë dot përtej saj sepse është përcaktuar nga ligji. Deri në datën 9 ne mund të flasim dhe të diskutojmë për afate të tjera, pra nuk mund të shkojmë përtej datës 9. Ka qenë një kërkesë që të shtyhet afati për ditët, për ne s’ka problem, por PS s’ka qenë dakord me këtë ide duke thënë se data 4 është e njohur për të gjithë dhe se është afati i fundit dhe shtyrja për 2 ose 3 ditë nuk do të ndryshonte ndonjë gjë të madhe", tha Celibashi.
Lini një Përgjigje