Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u ndal tek procesi i Primareve që u mbajt ditën e shtunë.
Ai u shpreh se sa i përket numërimit të votave të anëtarëve të PD që shkuan në kutitë e votimit për të zgjedhur kandidatët për deputetë që do të garojnë më 11 maj, i gjithë procesi është bërë në transparencë të plotë.
“Numërimi është bërë me transparencë absolute ku çdo votë është shfaqur në ekran. Çdo kush që ka dyshime mund të marrë filmimin dhe të paraqitet në strukturat përkatëse në PD. Procedurat tona janë 100 përqind transparente”, tha ai.
Ai e ka quajtur procesin e Primareve si më demokratikun që Shqipëria ka njohur ndonjëherë, ku në garë të hapur u regjistruan mbi 450 kandidatë.
Lini një Përgjigje