
Rama do të zhvillojë një retreat qeveritar në 7-8 mars në 'Vilën 30'.
Kryeministri Rama do të zhvillojë një mbledhje më 7 dhe 8 mars, ku do të mbledhë në Tiranë ministrat dhe grupin parlamentar.
Bëhet me dije se në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm jo vetëm ministrat, por edhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe kryesia e grupit parlametar të PS.
Mbledhja do të mbahet vetëm 4 ditë para përfundimit të afatit (12 Mars) për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit në KQZ.
Në fokus të diskutimit do të jetë lista, kandidatët që do të jenë në pjesën e mbyllur dhe pjesa tjetër që do të luftojë për një vend në Parlament në zgjedhjet e 11 Majit.
Lini një Përgjigje