TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2025, 10:46

Berisha nuk tërhiqet: SPAK merr fund më 11 Maj!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha nuk tërhiqet: SPAK merr fund më 11 Maj!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka sulmuar SPAK, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha e cilësoi SPAK si prokurori politike të Ramës, ndërsa tha se do të marrë fund të në 11 maj, në zgjedhjet parlamentare. Ai shton se SPAK me në krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit.

“Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje.

Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025. Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë.

Tani vazhdon. Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjitha armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje