Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të masës ‘detyrim paraqitje’ të caktuar ndaj tij.
Pas dajes nga SPAK, Berisha ka sulmuar PS.
'Çfarë gjeta unë aty, gjeta ish xhelatin e ish sigurimit të shtetit Arben Kraja dhe po pinin një kafe shtruar, Etjenin e Fatmir Xhafës për marrëveshjen Rama -Dumani, se Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet skapi pa autorimzimin e plotë të Edi Ramës.', tha Berisha.
Berisha është nën hetim për dosjen ‘Partizani’ me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ku edhe qëndroi për 333 ditë në izolim në shtëpinë e tij.
Ish-kryeministri i ka cilësuar akuzat e ngritura ndaj tij si politike, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ‘futur duart’ në sistemin gjyqësor, përmes Reformës në Drejtësi.
Berisha është shprehur shpesh se të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, janë bërë me qëllim për të goditur opozitën në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Lini një Përgjigje