TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2025, 22:47

Publikohet rezultati i primareve në Tiranë, ‘surprizë’ emri më i votuar!

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet rezultati i primareve në Tiranë,

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun e Tiranës. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën pjesë 13.052 anëtarë të PD nga Tirana.

Nga rezultatet e nxjerra, rezulton se më i votuari në Tiranë është Hysen Kadiu me 913 vota. I dyti më i votuar rezulton, Klevis Balliu me 737 vota, ndërsa i treti Grigel Muçollari me 666.

Më pas vijnë, Jorida Tabaku me 651, Ilir Alimehmeti me 603 vota, Arjan Hoxha me 521 vota, Ervin Minarolli me 508 vota.

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje