TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2025, 16:35

"Rama, Escobar i Shqipërisë", Berisha: Ballkani i Hapur do të hidhet në kosh

Shkruar nga Pamfleti

"Rama, Escobar i Shqipërisë", Berisha: Ballkani i Hapur do

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se projekti i Ballkanit të Hapur do të marrë fund, duke e cilësuar si një dëm ekonomik për shqiptarët.

“Ballkani i Hapur stop. Do të hidhet në kosh! Argati i Vuçiçit do të përgjigjet për krimin ekonomik që ka kryer ndaj shqiptarëve”, tha Berisha.

Ai theksoi gjithashtu se një nga shtyllat kryesore të programit të tij është “pastrimi i shtëpisë”, duke nënkuptuar largimin e korrupsionit dhe të gjithë atyre që kanë abuzuar me pushtetin.

“Shtëpia jonë do të pastrohet! Po si mund të hyjë Zoti në një shtëpi të ndotur? Librat e shenjtë thonë se duhet pastruar më parë. Por sot, shtëpinë e kanë në dorë hajdutët më të mëdhenj të kohërave. Kryeministri aktual nuk është gjë tjetër veçse një ‘Toto Rino’, një Escobar”, tha Berisha, duke e krahasuar Edi Ramën me figura të botës kriminale.

Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen për të sjellë ndryshimin, duke premtuar një Shqipëri të drejtë dhe të lirë.

Lini një Përgjigje