TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2025, 16:22

“Këneta e Rilindjes qelbet era korrupsion", Agron Duka: Vota e diasporës do të largojë sistemin e kalbur

Shkruar nga Pamfleti

“Këneta e Rilindjes qelbet era korrupsion", Agron Duka: Vota e

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte sot pjesë e takimit të Partisë Demokratike me diasporën shqiptare në Milano. Ai theksoi se vota e emigrantëve është e rëndësishme për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“Këneta e Rilindjes qelbet era korrupsion. Ky sistem i kalbur mund të shkulet vetëm nëse e largojmë dhe për këtë na duhet vota juaj”, u shpreh Duka, duke ironizuar deklaratat e kryeministrit Rama i cili e ka cilësuar PD-në si “kënetë”.

Duka u ka bërë thirrje shqiptarëve jashtë vendit që të votojnë kundër qeverisë aktuale dhe të ndihmojnë në sjelljen e fitores për një Shqipëri më të drejtë dhe më të pastër nga korrupsioni.

Lini një Përgjigje