TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2025, 15:30

Vota e diasporës, Topalli-emigrantëve: Vetëm me ju mund ta ndryshojmë Shqipërinë!

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës, Topalli-emigrantëve: Vetëm me ju mund ta

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë të regjistrohen për të votuar me 11 maj. Topalli u është drejtuar emigrantëve duke iu thënë se janë faktor elektoral i jashtëzakonshëm.

Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, Jozefina Topalli tha se vetëm me votën e tyre mund të arrihet rotacioni dhe Shqipëria të bëhet një vend më i mirë.

“Të dashur motra dhe vëllezër, mirë se ju gjetëm! Sot nuk ka ardhur si një politikane apo mikeshë, por si një shqiptare që kam dëgjuar gjithë kësaj periudhe dhimbjen e emigracionit, krenarinë e arritjeve tuaja.

Sot jemi fizikisht në Milano, por me zemra jemi në Shqipëri, te vendlindja juaj që nuk e keni lënë kurrë pas.

Gjatë kësaj periudhe, unë kam dëgjuar shumë histori, rrëfime që ju i mbani brenda shpirtit tuaj. Unë këtu njoh shumë, e di që shumë prej jush keni ikur me barka nga Vlora, Durrësi e Shëngjini. Gjëja më e bukur është se ju asnjëherë nuk jeni ndalur, përkundrazi, ju nuk e keni lënë pas Shqipërinë, e keni marrë me vete.

Është rasti për t’ju lutur ne edhe ne njëherë. Ka vetëm dy ditë mundësi për tu regjistruar dhe ndryshuar çdo gjë në vendlindjen tuaj. Jeni një faktor elektoral i jashtëzakonshëm. Vetëm ne atje bashkë dhe ju këtu mund të bëni të mundur për rotacionin. Shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë do të ndryshojnë të ardhmen tonë për një Shqipëri më të mirë dhe më të drejtë”, u shpreh ajo.

Lini një Përgjigje