TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2025, 21:42

“Rama dhe Berisha cinikë, u kujtuan sot për emigrantët”, Shehi: Propagandë për një grusht votash

Shkruar nga Pamfleti

“Rama dhe Berisha cinikë, u kujtuan sot për

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se fushata e partive të mëdha në diasporë do te ketë si rezultat armiqësinë e shqiptarëve me njëri-tjetrin. Ai u shpreh gjithashtu se Rama dhe Berisha po bëjnë propagandë për një grusht votash.

“Dashuria e madhe për votën e emigrantëve nisi kur u bë ligji. Aty ishin emigrantët, ka më shumë se 30 vjet. Ka një cinizëm nga mbrapa. Një shtet që nuk u interesua për ta dhe tani bën këtë lloj propagande. Jam i pështirosur nga kjo. Nëse do të jem në Parlament, do të propozoj që të ndalohet propaganda në diasporë. Po i bëjmë armiq me njëri-tjetrin. Atje njerëzit kanë nevojë për njëri-tjetrin, qoftë edhe të pinë një kafe. Kam frikë se pas datës 12 maj nuk do të jenë më bashkë në një kafe. Unë jam prej atyre që kisha entuziazëm për votën e emigrantëve, por ka defekte.

Kjo lloj propagande nuk mund të bëhet për një grusht votash. Emigrantët atje bërtasin për vendin e vet, ditën që do i bëjmë të bërtasin për partitë, nuk do i bëjmë shërbim”, tha kreu i LZHK-së për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje