
Kjo gjë duket se ka irrituar, Ramën i cili ka dërguar një mesazh me doza të forta kritike në grupin e “Whatsapp” të skuadrës së deputetëve të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama, pas sulmeve të një pas njëshme të bëra ndaj SPAK-ut ditët e fundit, duket sa ka bërë një kthesë 180 gradë, për t’u kthyer sërish në atë që ai e quan “neutralitet ndaj veprimeve të drejtësisë”.
Duke marrë shkas nga retorika e kryeministrit ditët e fundit, disa deputetët e PS-së, të cilët më parë “kyçnin” gojën ndaj veprimeve të SPAK, filluan të flasin kundër arrestimit të Erion Veliajt.
Kjo gjë duket se ka irrituar, Ramën i cili ka dërguar një mesazh me doza të forta kritike në grupin e “Whatsapp” të skuadrës së deputetëve të Tiranës, ku kërkon qëndrim pa ekuivokë të deputetëve të PS, lidhur më pavarësinë e drejtësisë, kryesisht SPAK-un.
Shkak për këtë mesazh të Ramës, të siguruar nga burimet e gazetarit të "Top Channel", Muhamed Veliu, mësohet se është bërë një intervistë e deputetit Etjen Xhafaj në një studio televizive, lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Jam pa fjalë! E paimagjinueshme se si një deputet i Partisë Socialiste mund të flasë si në kafene, si tifoz, duke bërë një avokati banale që për më tepër s’ndihmon askënd hiç fare, ndërkohë që s’ka asnjë lidhje me qëndrimin tonë parimor për paraburgimin pa gjyq të kryebashkiakut të kryeqytetit! A është i pafajshëm a i fajshëm Erioni apo kushdo tjetër, këtë s’ia ka ngarkuar askush as PS, as mua e as Etienit natyrisht, që ta thotë në mexhelis”, thueht në mesazh.
Ata deputetë socialistë thotë Edi Rama që duan te merret me avokati publike, le ta lenë mandatin dhe le te thonë ç’të duan pastaj ne çdo cep te kënetës mediatike.
I kërkon deputetëve të merren çdo moment me detyrat për një fitore triumfale në 11 Maj. Edi Rama u përcjell në mënyrë ultimative këtë kërkesë.
“Nuk dua të dëgjoj më asnjë prononcim që cenon pavarësinë e SPAK-ut, lidhur me rastin a me rastet konkrete, me përmbajtjen e akuzave a me pretendimet e të akuzuarve! STOP! Mbështetja jonë për SPAK-un, mbetet e palëkundur dhe kritikat tona parimore të mundshme, nuk janë as me kohë e pa kohë, as pune e kujt t’i teket nga deputetët ose përfaqësuesit e tjerë të PS! Kështu që fokusohuni tek detyrat tuaja, ku nuk hyn gjëkundi muhabeti i kafenesë për drejtësinë”, përfundon mesazhi i Ramës.
Në fund, Rama i kërkon Elisa Spiropalit ta përcjellë këtë mesazh edhe tek grupi i deputetë të qarqeve të tjera të vendit.
Lini një Përgjigje