TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2025, 10:56

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Meta do të jetë në listat e sigurta

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Meta do të jetë në listat e

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka konfirmuar se në zgjedhjet e 11 majit do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë së Ilir Metës.

Pas daljes nga SPAK, Berisha gjithashtu bëri me dije se Meta donte të ishte në lista të hapura, por nuk mund të bëjë fushatë nga burgu, kështu që do të jetë në listën e mbyllur.

A është emri i Ilir Metës në listën kandidatëve të PD-së?

Sali Berisha: Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e opozitës.

Në lista të mbyllura apo të hapura?

Sali Berisha: Ai donte në lista të hapura, po a mund të bëjë fushatë nga burgu?  Ata duan ta mbajnë në burg. Ai do të jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do të jetë aty ku e Meriton. Do të ekstradohet tek Mc Gonigal.

Lini një Përgjigje