TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2025, 12:12

“Ato videot m'i qani”, Kryemadhi batuta me gazetarët para paraqitjes në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

“Ato videot m'i qani”, Kryemadhi batuta me gazetarët para

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Para hyrjes në ambientet e SPAK, Kryemadhi ka bërë batuta me gazetarët duke iu thënë se “ato videot i qani, m’i bëni shumë të bukura”.

Kujtojmë se GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi po hetohet nga SPAK për tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po për këtë dosje po hetohet edhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Lini një Përgjigje