Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha para mediave dhe mbështetësve të tij në dalje të Prokurorisë ku firmosi në zbatim të masës së sisgurisë “detyrim paraqitje” është ndalur edhe tek SPAK dhe deklaratat e tij se pas 11 Majit nëse shpallet fitues do të shkrijë këtë strukturë.
Berisha në fjalën e tij kësaj here flet për reformim të SPAK duke theksuar faktin që kur një prokurori është politike nuk mund të pranohet si e tillë.
Kreu i demokratëve u shpreh se SPAK nuk do të mund të jetë më një prokurori që kontrollon gjykatësin dhe gjykatën në të cilën çon dosjen, teksa zbuloi edhe mesazhin që la në ambientet e SPAK.
“Prokuroria politike e Edi Ramës, kukullës së George Soros me në krye mercenarin Dumanin, është vegël e regjimit të tij narkodikaturës, është patericë e pushtetit të tij që merr fund me turp më 11 Maj 2025″ është mesazhi që la Berisha në SPAK.
Lini një Përgjigje