TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2025, 12:41

A ka komunikim me Ilir Metën pas divorcit? Monika Kryemadhi: Flas vetëm me fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

A ka komunikim me Ilir Metën pas divorcit? Monika Kryemadhi: Flas

Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas paraqitjes së saj në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje.

E veshur me rroba ngjyrë lejla (ngjyra e PS), Kryemadhi tha se kjo ishte përzgjedhje e saj e qëllimshme.

“Kam dhe thonjtë biles e kam me përzgjedhje, mavia ma ka vjedh mua ngjyrën”, tha Kryemadhi.

Më tej, ajo u pyet nëse para se të hynte në SPAK po fliste me ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta. Kryemadhi u shpreh se po fliste me fëmijët e saj dhe se nuk ka komunikim me Metën. Ajo kërkoi që mos të ngatërrojnë Metën me Veliajn, pasi sipas saj Meta nuk flet çdo ditë me stafin e tij, siç bën Veliaj nga burgu.

“Po flisja me fëmijët e mi para se të shkoja te SPAK. Ju e dini shumë mirë që unë nuk komunikoj me zotin Meta, po zotin Meta mos e ngatërroni me Erion Veliajn që flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve”, tha Kryemadhi.

 

Lini një Përgjigje