
Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili tha se “në 11 maj do të shkrihet prokuroria politike” ndërsa sulmoi edhe Altin Dumanin.
Përmes një video të postuar në rrjetin social Instagram, Rama ironizon Berishën duke shkruar “Noc Rrokun në 11 Maj!”, ndërsa në video shfaqet një buf me në sfond deklaratën e Berishës.
Kujtojmë se gjatë kësaj fushate elektorale Rama ka zgjedhur ta sulmojë kreun e PD, duke e cilësuar atë si bufin e kënetës.
“Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025”, dëgjohet fjalimi i Berishës në video.
Kohët e fundit kryeministri ka ndryshuar kurs duke bërë një kthesë ‘180 gradë’ ndaj SPAK. Pas sulmeve të një pas njëshme të bëra ndaj SPAK-ut, duket se tashmë është vënë në mbrojtje të institucionit të drejtësisë.
Lini një Përgjigje