Sikur nuk i njihte, Babloku bëri edhe te stenda e kompanisë së Pëllumb Salillarit, që ka marrë afro 1 miliardë Euro tenderë, koncesione, pasuri shtetërore, leje për kulla e pallate, por dhe te stendat e kompanisë “Pegasus” të Janis Karathanos, të cilit i ka dhënë 120 milionë Euro tenderë dhe koncesionin e laboratorëve me vlerë 100 milionë Euro...
Panairi shqiptar i punës në Athinë, ishte lëvizje propagandistike e kryeministrit Edi Rama, për të joshur emigrantet që të lënë punët në Greqi, dhe të rikthehen të investojnë e punësohen në Shqipëri, duke u premtuar paga të larta, taksa të ulëta e barazi.
Për të mashtruar emigrantët, Babloku çoi kompanitë e lidhura në interesa me të e qeveritarët, të cilët marrin tenderët, ankandet, lejet për kulla, pallate, resorte, koncesione e plazhet falas.
Mes 120 kompanive, që qeveria çoi te panairi në Athinë, ishin kompanitë e oligarkëve Rrok Gjoka, Janis Karathano, Bashkim Ulaj, Pëllumb Salillari, Luan Bregasi, Nikolin Jakaj, Ilir Trebicka, Dajlan Avdia, Sinan Idrizi, Agron Papuli, Aleksandër Sarapuli, Idajet Ismaili, Gaz Demi dhe trafikantët Gjergj Luca, Lul Morina e Roland Ziu.
Përveç tellallit Gjergj Luca, që foli për arritjet e qeverisë së Edi Ramës, oligarkët dhe biznesmenët trafikantë, nuk ishin te stendat e kompanive të tyre për të mos u shfaqur publikisht, por kishin instruktuar punonjësit e promocionit, që kur t’i pyeste Babloku për pagat, të thoshnin se i kanë nga 2000-3000 Euro përveç bonuseve.
Në stendat e kompanive të oligarkëve, Babloku aktroi sikur nuk i njihte cilët ishin e çfarë lloj biznesi bënin, megjithëse ato kishin logot të publikuara.
Babloku i njeh dhe ka lidhje interesash me ta, sepse janë kompanitë që me urdhër të tj, kanë marrë e marrin 80% të fondit të tenderëve, ankandeve, lejet për kulla, pallate, resorte, koncesione energjie, troje, toka, plazhe, dhe rrugët me PPP; madje disa prej tyre edhe i ka puthur në ballë.
P.sh, kur shkoi te kompania “Air Albania”, Babloku aktroi sikur nuk e njihte cila ishte dhe e pyeti se kur ka nisur aktivitetin në Shqipëri: kur kjo kompani i ka dhënë çarterin, qeveria është ortake 10% me të dhe Babloku e merr pronarin Sinan Idrizi në delgacione qeveritare.
Sikur nuk e njihte, aktroi dhe kur shkoi te stenda e kompanisë “Gener 2” të Bashkim Ulajt, kur këtij i ka dhënë 2 miliardë Euro tenderë e pasuri shtetërore, leje për 10 kulla e 50 pallate, 300 ha kodra për gurore dhe PPP 1.3 miliardë Euro të rrugës me pagesë Thumanë-Kashar për 35 vite.
Me çfarë merret kompania juaj?,- pyeti Babloku te stenda e kompanisë “Gjoka Konstruksion” të oligarkut Rrok Gjoka, pastaj doli nga roli dhe i pyeti se kur do përfundojë Tuneli i Murrizit, ndërsa ata iu përgjigjën: - Sipas urdhërit tuaj, do ta përfundojmë brenda muajit mars 2025 .
Sikur nuk i njihte, Babloku bëri dhe te stenda e kompanisë së Pëllumb Salillarit, që ka marrë afro 1 miliardë Euro tenderë, koncesione, pasuri shtetërore, leje për kulla e pallate, por dhe te stendat e kompanisë “Pegasus” të Janis Karathanos, të cilit i ka dhënë 120 milionë Euro tenderë dhe koncesionin e laboratorëve me vlerë 100 milionë Euro.
Kështu veproi dhe te stendat e kompanive të Luan Bregasit, Nikolin Jakës, Ilir Trebickës, Agron Papulit, Aleksandër Sarapulit, Idajet Ismailit të kullës te stadiumi, të Dajlan Avdiajt të kullës pranë Sahatit të Tranës dhe të Lul Morinës e Roland Ziut.
Panairi progandistik në Athinë, ku oligarkët deklaruan paga të larta për të joshur e mashtruar emigrantët, zbuloi faktin, që në tatime ata vazhdojnë deklarojnë paga minimale e mesatare.
Ndërsa krejt propagandën e Bablokut me panarin, e rrëzoi një emigrant, i cili i tha: - Zoti kryeministër! Unë në Greqi paguhem 100 Euro/dita në ndërtim, ndërsa këto kompanitë e ndërtimit në Shqipëri, më paguanin 25 Euro ndaj ika e nuk kthehem më./Pamfleti
Lini një Përgjigje