TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2025, 15:49

“Premtime boshe", Kulluri: Asnjë nga partitë e reja nuk fiton dot vetëm

Shkruar nga Pamfleti

“Premtime boshe", Kulluri: Asnjë nga partitë e reja nuk

Përfaqësuesi i Partisë “Djathtas 1912”, Edvin Kulluri ka folur lidhur me sfidat dhe qëndrimet e partive të reja në politikë.

Ai tha se një parti e suksesshme duhet të ketë bindje të thella dhe qëndrime të qarta, duke theksuar se asnjë nga partitë e reja nuk mund të pretendojë se do të fitojë zgjedhjet vetëm.

Kulluri kritikoi deklaratat e kolegëve të tij që premtuan fitore të mëdha, duke i cilësuar si “bombastike” dhe jo realiste.

Ai theksoi se është e rëndësishme të flitet me këmbë në tokë dhe të bëhen premtime të arsyeshme.

“Për një parti rëndësi ka të ketë bindje të thella dhe disa qëndrime të qarta. Asnjë nga partitë e reja nuk e thotë dot se do fitojnë zgjedhjet vetëm. Duhet të flasim me këmbë në tokë, ka kolegë që bëjnë deklarata bombastike që nuk shkojnë, thonë që do marrin nga 71 deputetë. Unë dhe Arlindi mund të mos merremi vesh për disa gjëra, por e di që ai është i qartë në atë që thotë”, tha Kulluri për “News 24”.

Lini një Përgjigje