TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2025, 11:02

Akuzat e Berishës për 800 mijë €, Pandeli Majko i dërgon shkresë SHISH përmes Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat e Berishës për 800 mijë €, Pandeli Majko i
Pandeli Majko dhe Sali Berisha

Deputeti i PS, Pandeli Majko i ka dërguar një shkresë SHISH përmes Kuvendit ku kërkon të sqarojë tek SHISH aludimet e kryetarit të PD-së Sali Berisha, i cili ka deklaruar se Majko është përgjuar në kuadër të pazareve elektorale.

Teksa kërkon informacion për këtë çështje, Majko shkruan se përgjigja prej SHISH duhet të kthehet brenda 15 ditësh në të kundërt do të verë në dijeni dhe kryeministrin.

Sipas Berishës, ai kishte dalë gjatë përgjimeve të Shërbimit Informativ Sekret në lidhje me disa trafikantë, sipas të cilit Majko porositi kreun e OSHEE për një tender për shtylla, ku 800 mijë €, ku mijëra euro do shkonin për të blerë vota.

Majko i quajti gënjeshtra akuzat për blerje të votave, nga Berisha, një njeri që siç theksoi ai vret të ardhmen dhe i vë flakën vendit. 

Në një takim në zyrën e Elisa Spiropalit, deputeti Majko, thotë se i kërkoi kryetares së Kuvendi që brenda protokolleve në fuqi, t’i kërkojë Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar në publik nga Sali Berisha

“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!…  I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!', tha Majko.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Majkon se ka dalë rastësisht në disa përgjime të SHISH të autorizuara me vendim gjykate ndaj disa trafikantëve të drogës dhe armëve.

Sipas Berishës në këtë bisedë të pretenduar, Majko i kërkon drejtorit të OSHEE në Kukës, të marrë një tender me faturë fiktive të fryrë dhe paratë e tepërta, të shpërndahen për të blerë vota. Ai shkoi edhe më tej duke akuzuar kreun e SHISH.

Akuzat erdhën pas lajmit se Majko, nuk do të ishte më drejtues qarku politik i PS-së në Kukës por do të drejtojë një nga zonat e Tiranës. Ndërsa në Kukës Rama caktoi Eduard Shalsin.

 

Lini një Përgjigje