TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2025, 10:21

Dylbitë e Pirros, ministri i Mbrojtjes bëhet meme në rrjet

Shkruar nga Pamfleti
Dylbitë e Pirros, ministri i Mbrojtjes bëhet meme në rrjet
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu

Në Greqi e kërkuan për ushtar, ndërsa në Shqipëri, Edi Rama e emëroi Ministër të Mbrojtjes.

Por siç duket në foton lart, kur ngre dylbitë pa ulur kapakët, Pirro Vëngu ka treguar se s’është ende gati për luftë.

Megjithatë, deputetët e opozitës nuk e kanë lënë t’u shpëtojë rasti. Ata e kanë shpërndarë  menjëherë foton nëpër rrjetet sociale për t’u tallur.

Në lidhje me këtë reagoi edhe kryetari i PD, Sali Berisha.

“Dezertori i NATO-s (nuk u paraqit për të kryer shërbimin ushtarak kur u thirr si shtetas grek, por u fsheh) Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu po këqyr terrenin me dylbi, por pa ju hequr kapakët,” shkruan Berisha.

Mos u mërzit Pirro! Të paktën po flasin për ty sepse disa ministrave të tjerë po u harrohet emri.

Lini një Përgjigje