TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Janar 2025, 22:10

"Ka përdorur pushtetin për të vrarë njerëz", Valteri: Ilir Meta nuk ka shpëtim

Shkruar nga Pamfleti

"Ka përdorur pushtetin për të vrarë njerëz",

Ish-deputeti Halit Valteri ka folur lidhur me thirrjet e Ilir Metës në SPAK, i cili dëshmoi për lobimin në SHBA. Ai u shpreh se kreu i PL-së “është njeriu më i korruptuar në Shqipëri”.

Valteri deklaroi se në përgjimet e SKY ECC ka biseda dhe së shpejti do dalë dhe implikimi i tij në porosinë për vrasjen e një personazhi të njohur. Ai shton se do të ketë çështje të tjera hetimore. Ish-deputeti tha se Meta ka përdorur pushtetin për të vrarë njerëz dhe për të vjedhur, ndërsa akuzon nënën e fëmijëve të tij për tradhti.

“LSI dhe Ilir Meta janë të pandashëm. Flasim për një biznes familjar, koorporatë, herë quhet parti politike, me votat e blera apo të vjedhura, për t’i dhënë vetes këto ofiqe dhe që Meta beson se do t’i ketë. Meta kërkon gjëra që janë jashtë logjikës. Flasim për një njeri që i ka marrë gjithçka Shqipërisë dhe vendi i ka dhënë gjithçka. Sot është në ditë të keqe, sepse është një hajdut, ka përdorur pushtetin për të vrarë njerëz, për të vjedhur. Kjo është akuza e lobimit, SKY ECC është në qarkullim dhe del në biseda se ka porositur vrasjen e një personazhi të njohur. Personazh i veshur si kriminel më i madh. Nënën e kalamanjve e akuzon për tradhti dhe spiunazh brenda koorporatës së tij e bashkëpunëtorëve dhe paranojat e çojnë në këtë situatë”, u shpreh ai.

Ish-deputeti tregoi detaje nga dosja dhe roli i Metës në çështjen e lobimit.

“Flasim për 1,2 mln dollarë të paguara për lobim në SHBA nga Meta dhe njerëzit e tij, për të treguar sa njeri i mirë është ky palaço, sa burrë i mirë ëhstë, por harruan se këto kompani i deklarojnë këto para dhe kjo e ka çuar aty ku është. Që nga viti 2016, deri më 2017. Ka firmë Ilir Meta, ka firmosur vetë. Dhe gjatë kohës si president ka e-maile që me CEO-n e kompanisë thotë që të vazhdojmë bashkëpunimin që të kenë kontrata të tjera, ku janë dy kontrata 15 dhe 30 mijë dollarë, e më pas me të tjerat, por përsëri është klient Ilir Meta. Kjo është makutëria e tyre, dinë të vjedhin, por nuk dinë të fshehin. Në kallëzim nuk është vetëm Meta dhe Kryemadhi, por edhe Brahimllari dhe të tjerët, janë emrat aty”, thotë Valteri.

Po pse përfundoi Meta në këtë situatë sipas tij dhe rrezikimin e Partisë së Lirisë që të bllokohet apo sekuestrohet, deri në dalje jashtë ligjit? Halit Valteri thotë se njerëzit e afërt të Metës kanë dëshmuar për të dhe sipas tij, kreu i PL e ka kuptuar se nuk shpëton dot më.

“Ka personazhe aty, problemi i Metës është braktisja nga njerëzit e tij të afërt, bilbilosja e tyre që kanë folur për të në SPAK. Njerëzit e tij të afërt kanë dëshmuar për të, kanë treguar për të, ky njeri kanë kuptuar se nuk shpëton dot më. E njëjta gjë si me sekuestrimin e pronave, kështu bllokohet edhe Partia e Lirisë për këto para që dyshohet se kanë burim korrupsioni, pra bllokohet deri në verifikim të plotë. Një prokuror vepron për sekuestro preventive, njëlloj si me pronat”, sqaron ai.

Ish-deputeti shprehet i bindur se reforma në drejtësi nuk dështon, sepse është investuar nga SHBA dhe BE.

“Kjo reformë e investuar nga BE dhe SHBA, me të mirat dhe të këqijat e saj, mendoj se nuk do të dështojë. Meta është më i korruptuari, nga asi kingmaker i politikës, në asin e 313-ës. Besoj se SPAK nuk funksionon me idenë se po bëj këtë, arrestimin e Metës, për të justifikuar punën time. Këtu ka aq të korruptuar nga të gjitha anët, edhe te partia më e lodhur që ka pasur një drejtori, SPAK-ut do i duhen dy jetë për t’i shkuar deri në fund. Mos të jetë SHBA dhe BE do e kishin vdekur fare SPAK-un, këta mirë që s’po ia heqin edhe këtë që kanë, se s’dinë se si t’ia heqin (mandatet e prokurorëve)”, shton Valteri.

Por a ka diçka personale apo është kauzë?

“Unë s’kam pse të shkoj në SPAK. Ky është trofeu im (kallëzimi ndaj Metës). Kam qindra mesazhe që ky njeri i ka shtypur ndër vite. Unë vetëm për atë palaço kam folur dhe vetëm me atë jam marrë, s’kam asgjë personale, as biznes as krushqi, vetëm me atë jam marrë. E kam pasur kauzë, kam pasur perceptimin dhe bindjen se ka qenë njeriu më i korruptuar në Shqipëri, sinonimi i korrupsionit. Nëse do kishte sinonim fjala korrupsion, do ishte Ilir Meta”, tha Valteri për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje