TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Janar 2025, 20:05

Fatmir Mediu kërkon sërish shpëtim te Berisha: Të dalim me një listë deputetësh, jo si me LSI në 2021

Shkruar nga Pamfleti

Fatmir Mediu kërkon sërish shpëtim te Berisha: Të dalim me

Mes dilemës se primareve dhe lindjes se partive te reja opozitare ne prag te zgjedhjeve te 11 majit,  varkën elektorale të Partisë Demokratike e pret një lundrim i trazuar drejt betejës se pranverës.

Ethet e listave kane nisur te ndihen në selinë blu, ndërkohë që aleatët janë  ende në pritje të formulës se koalicionit.

Ajo që është e rëndësishme, është përfshirja e sa me shume  subjekteve të djathta në këtë koalicion. Fraksionimi i opozitës do te ishte dem. Kujtoj 2021 pasi  nëse 120 mijë votat e LSI do ishin pjesë e një koalicioni  padyshim do ishin kthyer në më shumë mandate jo në katër siç mori LSI dhe do kishin një tjetër raport në përfaqësimin parlamentar”, thotë Fatmir Mediu për TCH.

Në listën e  Partisë Demokratike do ketë një vend edhe  për aleatët historik. Negociatat janë ende të hapura,  por kryerepublikani  Fatmir Mediu  kërkon që aritmetika elektorale e liderit të opozitës  të marrë për bazë   peshën elektorale të partive të koalicionit.

Sa i përket raporteve elektorale që do vendosin se ku do jete njëri apo tjetri mendoj qe duhet pare përfaqësimi politik parlamentar por dhe pesha e tyre ne qarqe politike te ndryshme”, shton ai.

Partia Demokratike  po vrapon e ndarë  drejt betejës së pranverës. Deputetet e shkëputur nga gjiri i saj kanë krijuar formacione te reja politike, si Enkelejd Alibeaj  dhe Agron Shehaj, ndërkohë që Lulzim Basha nuk e ka ende formulën sesi do te futet në zgjedhje.

Por demokratët  sfidën mesa duket, nuk e kane vetëm brenda llojit, por edhe me  parti te reja si Lëvizja Bashke apo Shqipëria Bëhet, të cilët synojnë të zhbëjnë monopolin e dy partive te mëdha në Parlament.

Lini një Përgjigje