TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Janar 2025, 17:59

"PL koalicion me PD në zgjedhjet e 11 majit", Lefter Maliqi: Rama po mban pushtetin me forcë

Shkruar nga Pamfleti

"PL koalicion me PD në zgjedhjet e 11 majit", Lefter Maliqi: Rama

Ish-deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka folur lidhur me zgjedhjet parlamentare 2025. Ai u shpreh se PL do jetë në koalicion me PD-në.

Ish-deputeti tha gjithashtu se Rama dëshiron mandat të katërt pasi sipas tij, rënia nga karrigia do të thotë probleme të mëdha për të.

Ndërsa ka komentuar thirrjen të Ilir Metës në SPAK, Maliqi u shpreh se kjo bëhet për të zvarritur hetimet dhe për ta mbajtur me urdhër të Ramës deri pas zgjedhjeve.

“Rama është në aksion, është në panik.

Do mandat të katërt sepse komandon krimin dhe krimi komandon Ramën.

Për shkak të zullumeve të mëdha, të luftës së brendshme brenda partisë socialiste dhe për shkak se rënia e Ramës nga karrigia do të thotë probleme të mëdha për të për shkak të dëmeve që i ka bërë shqiptarëve.

Sot ishte i thirrur në SPAK, Ilir Meta.

Arrestimi banditesk i Metës i orkestruar nga Rama ishte drejtpërdrejtë urdhër i Ramës dhe gjithë kjo u bë pasi Rama ka vite që do që ta shpërbëjë forcën politike LSI.

Por e ka pasur të kotë edhe kur ishte zonja Kryemadhi kurse tashmë e dinte shumë mirë frikën e presidentit Meta me të cilin e ka personale, e ka kthyer personale tani.

Edhe thirrja sot në SPAK është qesharake, thjesht për të zvarritur hetimet për ta mbajtur me urdhër të Ramës deri sa të kalojnë zgjedhjet.

Koalicioni do të jetë bashkë.

Në dijeninë time është se do jemi në koalicion pasi i shërben koalicionit”, u shpreh Maliqi për “Ora News”.

Lini një Përgjigje