TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Janar 2025, 21:28

“Përgjimi është i vërtetë”, Berisha nuk i ndahet Majkos: Pandi, mos pyet Spiropalin për virgjërinë tënde!

Shkruar nga Pamfleti

“Përgjimi është i vërtetë”, Berisha nuk i

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ndahet Pandeli Majkos. Pasi Rama e lëvizi nga Kukësi në Tiranë, Berisha e akuzoi dje se ka rënë në përgjime duke bërë afera. Majko sot zhvilloi një takim me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, duke i kërkuar asaj që të kërkojë informacione në SHISH mbi akzut e Berishës.

Por Berisha ka reaguar në rrjetet sociale, duke vijuar ironinë me Majkon, teksa është i bindur se ai del në afera.  

Majko kërkoi strehim politik tek Pëllumbesha Spirogjoka. Bravo Pandi! Të dashur miq, denoncimi im dje, për të katërtën herë i dosjes së krimit elektoral në Kukës, zgjoi më në fund Z. Majko. Theksoj dhe një herë se kjo dosje është e bazuar në regjistrimin ambiental, që implikon direkt Pandeli Majkon, Alban Çelën, Drejtorinë e OSSHE-së të Qarkut Kukës etj… në të cilën vërtetohet tenderi me shtylla centrifugale prej rreth 800 mijë euro dhe shpërndarja e tyre për fushatë elektorale në Qarkun Kukës dhe Qarkun Durrës. Sugjerim! Z. Majko mos pyet Pëllumbeshën për virgjërinë tënde se ajo është shumë zënë në betejë me Lubi Ballukun e Nesti Ramën, që i hëngrën kokën Lal Vjedhësit, por shko merr dosjen në arkivën e “SKAPIT të Partisë””, shkruan Berisha.

 

Lini një Përgjigje