TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2025, 11:29

Agron Duka tërhiqet nga politika: Nuk do të kandidoj më për deputet!

Shkruar nga Pamfleti
Agron Duka tërhiqet nga politika: Nuk do të kandidoj më për
Agron Duka

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka tha sot në një deklaratë për mediat se nuk do të kandidojë në Zgjedhjet Parlamentare të Majit 2025.

Ai theksoi se duhet t’i lihet vendi figurave të reja në politikë.

'Kur kalojnë disa mandate dhe kohëra mendoj që ka njerëz të tjerë që duhet të na zëvendësojnë, duke qenë që të njëjtët njerëz vazhdojnë në Parlament me dekada, nuk i ndryshojnë ligjet, vazhdojnë t’i marrin ato katër pesë mandate, çfarëdo që të japin, nuk do të japin më shumë se këta që do vijnë. Kush do që ta marri mesazhin.', tha Duka.

Ky i fundit dha mesazhin se një opozitë e ndarë, përbën dëm të madh. Ai theksoi se synimi është që partia e tij të sigurojë 40 mijë vota në të gjithë vendin.

“Synimi ynë është të kemi 40 mijë vota në të gjithë vendin. Unë besoj që kodi zgjedhor dikton për rezultat pozitiv që partitë të cilat janë për të njëjtin qëllim, në rastin konkret partitë opozitare të jenë Brenda një koalicioni.

Çdo lloj ndarje e dëmton sepse mund të ndodhë që partitë të cilat kanë dalë nga PD mund të marrin vota djathtas por nuk e konvertojnë deputet. Sepse kodi është në 12 qarqe që relativisht duhen 10 mijë vota për qark. Në këtë rast përfiton kundërshtari politik. Nëse këto vota kthehen në mandate, nuk ka dëm të madh.

Sepse një ndër to që është z.Shehaj dhe Shehu, nuk besoj kurrë se ato mund të bashkojnë votat me mazhorancën. Por duke pasur këtë lloj frike që mund të copëzohen votat dhe nuk arrijnë ti përkthejnë në mandate, dëmi është i madh. Unë mendoj se mund të ketë rezultat pozitiv, sepse partitë opozitare janë në aleancë me PD dhe duke u future në listë, shumatorja e këtyre partive mund të konvertohet në mandate deputetësh.

Nuk janë pak, sepse FRD në Durrës ka influencë në vota. Nëse numri i votave mund të jetë 2-3 mijë është numri i konsiderueshëm për të ndikuar pozitivisht për ti shtuar numrin e mandateve opozitës”, deklaroi Duka.

 

agron duka

Lini një Përgjigje