TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2026, 11:53

Plenkoviç mesazh në Kuvendin e PD: Me Berishën ndajmë të njëjtin orientim pro-europian

Shkruar nga Pamfleti
Plenkoviç mesazh në Kuvendin e PD: Me Berishën ndajmë
Kuvendi i PD

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka përshëndetur Kuvendin Kombëtar të PD-së, përmes një mesazhi që u transmetua në ekranet e vendosur në Pallatin e Kongreseve, atje ku po zhvillon punimet forumi më i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike.

Në mesazhin e tij, Plenkoviç i ka uruar të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm.

“Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë.

Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë.

Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale”, tha ai.

pd kuvendi plenkoviç

Lini një Përgjigje