TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2026, 10:25

Lista u mbajt e fshehtë, reperi Stresi kandidat për Këshillin Kombëtar të PD-së

Shkruar nga Pamfleti
Lista u mbajt e fshehtë, reperi Stresi kandidat për Këshillin
Reperi Stresi në Pallatin e Kongreseve

Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë, duke nisur nga ora 10:00, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që vjen vetëm një javë pas rizgjedhjes së Sali Berishës në krye të kësaj force politike.

Lista e kandidatëve për këshillin kombëtar nuk është bërë publike, por reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka publikuar në rrjetet sociale, vendimin për të kandiduar si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ai është parë në ambientet e Pallatit të Kongreseve, teksa pritet që nga momenti në moment të nisë mbledhja e kuvendit Kombëtar të PD-së, ku do të miratohen ndryshimet statutore dhe do të zgjidhen anëtarët e rinj.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë PD nuk ka bërë publike listën e kandidatëve për këshillin kombëtar për shkak të lobimeve të ndryshme që mund të bëhen.

Sipas tyre lista u është dërguar degëve apo delegatëve, por nuk është bërë publike për median që të mos të ketë më shumë lobime dhe të mos ketë problematika mes anëtarëve të ndryshëm të cilët do të zgjedhin ditën e sotme.

 

stresi në pallatin e kongreseve

2 Komente

  1. S
    Stres Lesi

    O pika qe su bije, parti rrugaçesh e horrash. Kjo eshte perteritja e PD Sali Berishes.hahahsha

    1. T
      Tony

      Merrni zezaket,se jane 100 here me te mire per repera e hiphoper. Ah, ju hengert kolera kur thonin gjyshet tona. O vend i shkaterruar, ku rrembythjet e llumi jane super yje te kombit.

      Lini një Përgjigje