TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2026, 22:30

Kuvendi Kombëtar, Kalaja: PD të dalë nga EPP, jemi me linjën e Trump!

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi Kombëtar, Kalaja: PD të dalë nga EPP, jemi me linjën
Aulon Kalaja

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka zbuluar propozimet konkrete që ka dorëzuar zyrtarisht në parti, vetëm një ditë përpara mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Kalaja ka kërkuar një kthesë të fortë ideologjike për selinë blu, duke propozuar rreshtimin e PD-së krahas forcave të djathta sovraniste në Europë dhe SHBA, si dhe ka kërkuar një proces të prerë “de-sorosizimi” brenda strukturave drejtuese të partisë.

Në fjalën e tij, kreu i PD Krujë argumentoi se Partia Demokratike duhet të pozicionohet qartësisht si një forcë konservatore, duke shkëputur marrëdhëniet me Partitë Popullore Europiane (EPP) për t’u bërë pjesë e aleancës së re të së djathtës europiane.

“Kam bërë një propozim që PD të shkojë më tepër drejt të djathtës dhe konservatorizmit. Kam bërë një propozim që PD të dalë nga EPP dhe të shkojë te ‘Patriotët për Europën’ (Patriots for Europe), për të treguar se jemi me linjën e presidentit amerikan Donald Trump dhe jo me pjesën tjetër. Po ashtu, kam propozuar de-sorosizimin e PD-së, që është i nevojshëm në parti. Kjo përcakton se njerëzit që kanë përfituar nga Soros nuk duhet të jenë minimalisht në kupolën e PD-së. Këto çështje i kam dorëzuar zyrtarisht,” deklaroi Kalaja në emisionin “Kjo Javë” në News24.

I ndalur te ndryshimet statutore që pritet të diskutohen në Kuvendin Kombëtar, Kalaja u shpreh hapur kundër rritjes së përqindjes së detyrueshme për përfaqësimin e grave në forumet drejtuese, duke kërkuar që fokusi të jetë te vlerat e individit dhe jo te numrat. Ndërkaq, ai vlerësoi lëvizjet për afrimin e diasporës dhe të rinjve.

Unë jam kundër rritjes së kuotave për gratë nga 30% në 40%. Sepse nesër mund të shkojë nga 40% në 50% e më tepër, e pastaj mos të ekzistojnë më meshkujt atje. Diaspora dhe afrimi i saj më pëlqejnë si propozime, po ashtu edhe afrimi i të rinjve. Por unë do të isha më shumë për cilësinë sesa për sasinë e njerëzve që do të kemi,” nënvizoi Kalaja.

kalaja pd epp

2 Komente

  1. A
    Aul Kalkarja

    Hahaha.. Hahaha…shkoni me Dovlad Trumputinin

    1. T
      Tony

      Mire shkoni e ngordhni ne Iran e merrni dekorata e mbulojne me flamur kur te ngordhni e do ju brjnr nje rreth e rrotull rreth xhamise a kishes. Lum si ju qe do ngordhni heronj e mjere ne qe do qajme per ju

      Lini një Përgjigje