TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2026, 19:31

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, Karakaçi ultimatum Pacollit dhe Ademit: Keni 30 ditë kohë!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja për Aeroportin e Vlorës, Karakaçi ultimatum
Enea Karakaçi

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka ndërhyrë për të zhbllokuar situatën e krijuar në Aeroportin e Vlorës, pas konfliktit mes kompanive “2A Group” dhe “Mabco” që ka çuar në ndërprerjen e punimeve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka reaguar për të zhbllokuar situatën e krijuar në kantierin e Aeroportit të Vlorës, pas konfliktit mes kompanive “2A Group” dhe “Mabco”, që ka çuar në ndërprerjen e punimeve dhe përfundimin e çështjes në gjykatë.

Përmes një shkrese zyrtare drejtuar dy kompanive, ministria u ka lënë palëve një afat prej 30 ditësh për të gjetur një zgjidhje që do të mundësojë vijimin normal të punimeve dhe përfundimin e projektit brenda afateve të përcaktuara. Në dokument theksohet se zgjidhja e mosmarrëveshjeve nuk duhet të cenojë ecurinë e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, Karakaçi ultimatum

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, Karakaçi ultimatum

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, Karakaçi ultimatum

Reagimi i ministrisë vjen në një kohë kur mosmarrëveshjet mes kompanive kanë sjellë pezullimin e punimeve në aeroport, duke krijuar paqartësi mbi respektimin e afateve të ndërtimit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se prioritet mbetet rikthimi i aktivitetit në kantier dhe shmangia e çdo vonese të mëtejshme që mund të ndikojë në realizimin e projektit.

Ministria ka paralajmëruar se nëse brenda 30 ditëve nuk arrihet një zgjidhje mes palëve, do të zbatohen penalitetet e parashikuara në kontratë dhe në legjislacionin në fuqi.

 

enea karakaçi aeroporti i vlores

Lini një Përgjigje