TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë27 Maj 2026, 10:20

Loja me Aeroportin e Vlorës: Tentativat e Edi Ramës për t’ia kaluar koncensionin Sinan Idrizit dhe izraelitit Ron Yeffet

Shkruar nga Pamfleti
Loja me Aeroportin e Vlorës: Tentativat e Edi Ramës për
Aeroporti i Vlorës /

Punimet u ndalën një javë më pare; policia mbështet bllokuesit, ndërsa ministri Karakaçi flet për 'mosmarrëveshje private'. Dyshohet se qeveria po krijon terren për t'ia hequr aeroportin Behgjet Pacollit dhe për t'ia dhënë Sinan Idrizit, i cili krijoi kompaninë 'MDN INVESTIMENT' që në 2018 pikërisht për koncesionin e aeroportit të Vlorës, dhe i shiti 77% të aksioneve izraelitit Ron Yeffet, mikut të Ramës që ka monopolin e armëve...

Prej një jave janë bllokuar punimet në Aeroportin e Vlorës, për shkak se firma "2A Group" e Valon Ademit ka penguar hyrjen e punonjësve të firmës "Mabco" të Behgjet Pacollit.

Dy kompanitë ortake vazhdojnë të paraqesin arsyet e tyre për nisjen e konfliktit, duke ia lënë përgjegjësinë njëra- tjetrës, konflikt që ka përfunduar për zgjidhje në institucionet e drejtësisë.

Pas kaq ditësh bllokim punimesh, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri këtë deklarim publik: "Konflikti që po pengon punimet për përfundimin e aeroportit të Vlorës është mosmarrëveshje civile dhe kontraktore mes dy palëve private."

Por ministri Karakaçi nuk tha përse shteti, si autoritet kontraktor i Aeroportit të Vlorës, është bërë palë me kompaninë që ka bllokuar punimet, duke e mbështetur me forca të Policisë së Shtetit, në vend që të lejojë dhe garantojë përfundimin e punimeve sipas kontratës ligjore.

Qëndrimi i qeverisë në mbështetje të bllokimit të punimeve dhe dokumentet që disponon "Pamfleti" krijojnë dyshime se, tani që aeroporti është në fazën e përfundimit të punimeve, do t'i hiqet kompanisë së Behgjet Pacollit dhe do të kalojë në duart e dy miqve të Edi Ramës.

Ka indice se Aeroportin e Vlorës do ta marrin Sinan Idrizi dhe izraeliti Ron Yeffet, nëpërmjet kompanisë "MDN INVESTIMENT", prej 8 vitesh ortakë me 41% në kompaninë "Air Albania" që i ka dhënë çarterin kryeministrit Edi Rama.

Loja me Aeroportin e Vlorës: Tentativat e Edi Ramës për

Nuk është rastësi që objekti i kompanisë "MDN INVESTIMENT" të Sinan Idrizit me qendër në Vlorë është ky: "Financimi, ndërtimi, kryerja, funksionimi dhe menaxhimi i Aeroportit Ndërkombëtar, marrja në pronësi e terminalit të ri, zyrave, qendrës së ngarkesave ajrore, pajisjeve të karburantit dhe gjithë infrastrukturës që përfshin koncesioni i aeroportit."

Jo pa qëllim nuk është përcaktuar se cilin aeroport koncesionar do të marrë kompania "MDN INVESTIMENT" e Sinan Idrizit, kur i vetmi aeroport ndërkombëtar në Vlorë është ai që po ndërtohet, ndërsa aeroportet e Tiranës e Kukësit i ka me koncesion një tjetër kompani.

Por dihet fakti që ortakë me Sinan Idrizin dhe gruan e tij në kompaninë "MDN INVESTIMENT" që ka si objekt marrjen dhe administrimin me koncesion të aeroportit të Vlorës ka qenë miku i Edi Ramës, izraeliti Ron Yeffet, të cilit i ka dhënë monopolin e armëve, municioneve, automjeteve e dronëve luftarakë.

Sinan Idrizi e krijoi firmën "MDN INVESTIMENT" më 17 maj 2018 për financimin, ndërtimin dhe menaxhimin e Aeroportit të Vlorës, fakt që dëshmon se e ka paracaktuar me Edi Ramën.

Por projekti u shty për shkak se Sinan Idrizi nuk mundi të mashtronte investitorë turq për t'u marrë 150 milionë euro; dhe bashkë me Edi Ramën, pas 5 muajsh, sajuan kompaninë "Air Albania" në ortakëri me "Turkish Airlines" dhe 10% "Albcontrol", kompani që e falimentuan.

Aeroporti i Vlorës po përfundon ndërtimin nga Behgjet Pacolli dhe ortaku Valon Ademi, sipas aksioneve në kontratën koncesionare të lidhur me Qeverinë e Shqipërisë më 2 qershor 2021.

Por bllokimi i punimeve në fazën përfundimtare ka krijuar dyshime se është skemë e kryeministrit Edi Rama për t'ia kaluar aeroportin Sinan Idrizit dhe mikut izraelit Ron Yeffet, duke shkaktuar dhe një gjobë të majme në arbitrazh, siç paralajmëroi Behgjet Pacolli.

Më 17 tetor 2018, vetëm 2 muaj pas krijimit të kompanisë "MDN INVESTIMENT" me objekt marrjen e koncesionit të aeroportit, Sinan Idrizi i shiti 77% të aksioneve izraelitit Ron Yeffet dhe gruas e vajzës së tij Najada e Rejana Idrizi, ndërsa për vete mbajti 23% të aksioneve.

Loja me Aeroportin e Vlorës: Tentativat e Edi Ramës për

Ndërsa tani, që falimentuan kompaninë "Air Albania", bashkë me kryeministrin Edi Rama, i janë futur lojës për të marrë në administrim koncesionin e aeroportit të Vlorës, lojë që ka nisur me bllokimin e qëllimshëm të punimeve, pa dashur t'ia dinë se sa milionë euro gjobë arbitrazhi do të paguajnë shqiptarët për investitorin Behgjet Pacolli./Pamfleti

Loja me Aeroportin e Vlorës: Tentativat e Edi Ramës për

 

aeroporti i vlorës edi rama

3 Komente

  1. M
    Max

    Ky qenka nam si le tia fusin te gjithe nga pas ndaj ecen me citjane se esht shqyer per imazh super pasaniku kafsheror pa ndergjegje

    1. X
      Xxx

      Pune shqiptaresh bejne biznes shesin biznesin ne menyre arbitrare. Ekonomi tregu biznest shiten blihen por shteti nuk nderhyn kaq di te them

      1. E
        Ervis

        Te Isha Behgjet Pacolli do vazhdoja ne arbitrazh! Sepse duan ta vene "ne gjume" por aeroportin do ja marrin dal nga dale! Nuk ke ca pret nga ER tjeter vetem pabesi, mashtrime etj

        Lini një Përgjigje