PD-ja pronë e familjes Berisha: 32 vite grabitje, krime e pazare; demokratët vazhdojnë të votojnë për b*thën e plakut të Viçidolit
Nga piramidat e 1997-s me 3000 të vrarë, te Gërdeci me 26 viktima; Shkëlzen Berisha, Argita e Jamarbër Malltezi diktonin vendimet e qeverisë. Nga Port-Romano te ARMO, nga CEZ te HEC-et, nga 21 Janari te kullat 'Partizani', pas çdo skeme qëndron familja 'Berisha'.
PD-ja është pronë e familjes mafioze "Berisha", e krijuar nga ish-kupola komuniste në dhjetor '90 dhe dhënë në administrim sharlatanit Sali Berisha, i cili e ka përdorur për interesat e familjes.
Më 23 maj, demokratët "dele" do të votojnë përsëri për Sali Berishën, si tutor i partisë që nuk lejon askënd të kandidojë, sepse e ka kthyer në pronë familjare që ruhet nga një grup shërbëtorësh.
Historia pas marrjes së pushtetit të parë më 22 mars 1992 dëshmon se demokratët kanë votuar verbërisht dhe do të votojnë përsëri për ‘b*thën’ e plakut Sali Berisha.
Megjithëse e dinë që prej 32 vitesh ai ka vrarë dhe ka bërë pazare të pista kundër moralit e interesave të demokratëve, vetëm për pasurimin e djalit, vajzës, dhëndrit, sojit e sorollopit të tij.

Është turp edhe ta mendosh që mijëra demokratë vazhdojnë t'i besojnë familjes mafioze "Berisha" të përfshirë në shumë afera korrupsioni e krimesh, vetëm për të mbajtur pushtetin dhe për të qëndruar në politikë nëpërmjet PD-së, me qëllim pasurimin dhe mbrojtjen e pasurive të vjedhura.
Komisioni Hetimor Parlamentar për firmat piramidale faktoi se ato ishin sajuar nga Sali Berisha, familja e të cilit vodhi miliona dollarë; prandaj ai nuk e lëshonte pushtetin në vitin 1997, duke çuar shqiptarët në luftë civile me rreth 3000 të vrarë dhe shkatërrim të ushtrisë, ekonomisë e shtetit.
Për të fshehur pazaret anti-UÇK me Sllobodan Milosheviçin dhe kontrabandën e naftës me të, Sali Berisha urdhëroi kupolën e SHIK-ut që të rrëmbente, torturonte dhe zhdukte biznesmenin shqiptaro- maqedonas Remzi Hoxha.
Pas ardhjes së PD-së në pushtet më 2005-ën, si bashkëkryeministra faktikë e fuqiplotë u shfaqën Shkëlzen Berisha dhe Argita Berisha me burrin në letra "vemjen" Jamarbër Malltezi, në ortakëri me mafiozin serbo- boshnjak Damir Fazlliç e disa klane mafioze.
Gjatë 8 viteve pushtet të PD-së, kjo treshe sajonte dhe i diktonte të atit, Sali Berishës, përmbajtjen e vendimeve të qeverisë, sipas pazareve që bënin për të zhvatur fonde, toka në bregdet e pasuri shtetërore nëpërmjet dosjeve false në kadastër, licencave, lejeve të ndërtimit, privatizimeve e koncesioneve, ndërsa ministrat e drejtorët u qëndronin "gati-tu" dhe firmonin çdo pazar të tyre.
Në aferën e grabitjes së tokave në Port- Romano nëpërmjet mafiozit Damir Fazlliç, dolën si ortakë dhe përfitues Argita e Jamarbër Malltezi dhe mbesa Shpresa Breçani, ndërsa te grabitja e miliona eurove nga CEZ dhe grabitja e tokave në bregdetin jugor, doli emri i Shkëlzen Berishës.
Në aferën për shitjen e "Albpetrol" që u bllokua, dhe aferën e shitjes së 4 HEC-eve "Bistrica 1 e 2" dhe "Ulëz e Shkopet", përfituese doli familja "Berisha" që gllabëroi miliona euro ilegalisht.
Në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec me pasojë 26 të vrarë, doli emri i Shkëlzen Berishës si pronari faktik i atij biznesi kriminal; ndërsa në skenarin e eliminimit të Kosta Trebickës, doli emri i Sali Berishës si urdhërues, për të fshehur përfshirjen e të birit, që përfitoi 300 milionë USD në Gërdec, të dhëndrit si "shkencëtar mjedisor" dhe mbesës si eksperte kontabël.
Dhe në aferën e privatizimit të kompanisë "ARMO", pas emrit të Rezart Taçit qëndronte familja "Berisha" si pronare faktike, që maskonte përfitimin e miliona eurove pas zyrës juridike të Argitës, pas projektit mjedisor të dhëndrit Abi Malltezi dhe pas fondacionit "Fëmijët shqiptarë".
Pas 4 vrasjeve më 21 janar 2011, u tha se Sali Berisha mbrojti kryeministrinë dhe Ilir Metën, por faktikisht ai udhëhoqi vrasjet për të mbrojtur sundimin e tij dhe vjedhjet që kishin bërë gruaja, djali, vajza e dhëndri Abi Malltezi dhe gjithë soji i Berishëve.
Gjatë 13 viteve të PD-së në opozitë, Sali Berisha ka bërë shumë marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, në këmbim të pazareve për paprekshmërinë e të birit, të vajzës e dhëndrit dhe marrjes së trojeve, tokave e lejeve për ndërtim kullash e 11 kompleksesh me pallate.
Çdo poshtërsi e krim gjatë 36 viteve sundim në krye të PD-së, "hiena" Sali Berisha e ka bërë për pasurimin e familjarëve të tij, fakt që e ka provuar hetimi i SPAK-ut me 20 kullat "Partizani".
Ndërsa demokratët vazhdojnë t'i besojnë e t'i shkojnë prapa këtij plaku mafioz, dhe më 23 maj 2026 do të votojnë përsëri për "b*thën" e tij të shitur që ka degraduar PD-në./Pamfleti
Dhe populli malok qe mori tokat e pronat e Shqiperise se mesme e jugut e linjen bregdetare votoi me bindje te plote e do votoje perhere per kryemalokun faqezi. Si mer vjen Cuni Tirones ne Tirone nga jashte me pa robin e me shkel ne token ku u rrit dhe i thote maloku, nuk dukesh si prej knej or tai. Pse? Sepse i flet ne gjuhen e njehsuar zyrtare. Shkon Tironsi me vellain ne Paskuqan me pa ish tokat e gjyshit e babes e i del maloku prej Kauksi e i thote c'do knej or tai? Desha me pa me ble nonje cope toke i thote Tironsi se u trem mos e vriste maloku. Une nuk di gjo se une e kom ble ket toke, thote maloku per token e Tironsit. Kujt, i tha Tironsi. C'atij or tai e dora ishte ne drejtim te Spanjes. I zhyen plazhet, tokat e pronat me pisllik maloku, zhyen parlamentin e me e keqja se vetam keta legena bejne hajdutlleqe e pislliqe ne Europe. Mbaj mend qe verioret i vidhnin bagetite njeri tjetrit deri ne vitet 90te e prandaj vriteshin. E ka trajtuar shume bukur i madhi I. Kadare ne nje shkrim qe ngre lart gjuhen Shqipe e na moren greket, ku Moloku quhej perendia e shpellave. Rrnofshin e mos qofshin!
E keni gabim oer vleresimin. Figura spo ststura e sotme e Berishes eshte krijese unike e Edi Rames. Rama investoi per kete Berishe qe ne 2008. Me pas, pasi mori pushtetin ne vitin 2013, Berisha e dorezoi pushtetin per te bashjejetuar me Ramen. Me pas, Rama kontriboi per ta depersonalizuar si kryetar opozite, deri dhe vendosjen e tij ne qender te kritikave te nderkombetareve, qe u kurorezua me nongrada. Ne kete situate, Berisha ra edhe me poshte, duke humbur pergjitmone mundesine e riardhjes ne pushtet. Pas kesaj, Rama i dha disa injeksione, qe te mbetej kreu i perhereshem i opozites, por i ngjashem me nje eunuk, qe nuk vjen dot ne pushtet. I ktheu vulen, zyrat dhe projektoi kush do ishte ne mbeshtetje te vazhdueshme te "liderit historik" te PD. U jep leje ndertimi per kulla, u jep tendera dhe dakorteson qendrime qe do te votojne te dy palet. Dakortesojne edhe protestat , parrullat ne to dhe mjetet qe do perdoren....Keshtu Rama e reklamon Berishen si nje kundershtar te papranushem per nderkombetaret.. Keshtu ata do vazhdojne bashkejetesen dhe administrimin, njeri te pushtetit dhe tjetri te opozites se shkaterruar. Te dy bashke, vhedhin dhe ndajne pronat e lejet e ndertimit.
O DYNJALLIK NUK ESHTE AS PER ME QESH AS PER ME BO GALLAT. KJO QE PO NDODH ME KET PLAK TELEL DUHET TE MAR FUND SE PO MER NÇAF PD DHE OPOZITN. DIKUSH DUHET ME E HEQ QAFE NGA POLITIKA KET VEMJE PA MORAL QE EDI RAMA E DON ME MBAJT SE I SHTO QENDRIMIN NPUSHTET. SDI ME THAN SI DUHET HEQ POR MENDOJ SE VEÇ SPAK MUND TA MAR SERIOZISHT E MOS ME E FAL SE ESH I SHKUM NMOSHE. PINOÇETI ISHTE TEK 90 VITET DHE SE FALI KUSH POR E RASN NBURG DHE IA KONFISKUN PASNINE. KSHU DUHET ME VEPRU DHE ME KET PINOÇET TE SHQIPNISE. SKA MNYRE TJETR. KY ESH I PACIP E I PA TURPNUM. INTRIGANT QE HEDH GURN E FSHE DORN.I PABES