TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë20 Maj 2026, 14:54

Dokumente/ Dy pazare të ministrit Andis Salla me 66.6 ha toka me qira në Cërrik e Dibër; njerin e zhbllokoi, tjetrin e anulloi

Shkruar nga Pamfleti
Dokumente/ Dy pazare të ministrit Andis Salla me 66.6 ha toka me qira
Andis Salla /

Dy javë pas uljes në karrige, ministri i Bujqësisë anuloi urdhrin e Anila Denajt për pezullimin e dhënies me qira të 40.66 hektarë tokë në Cërrik; ndërkohë që çështja është në proces gjyqësor. Më pas, në Dibër, anulloi ankandin për 25.9 hektarë tokë në Maqellarë, duke mashtruar se 'çmimi nuk mund të përcaktohet', ndërkohë që ligji e ka përcaktuar qartë. Ankandi u anullua 10 ditë pas takimeve të Ramës në Dibër...

"Përvojën" e pazareve të pista me pronat dhe tenderët gjatë 5 viteve si shef juridik në Kadastrën e Elbasanit dhe gjatë 6 viteve kryetar bashkie në Cërrik, Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, po e zbaton masivisht edhe me tenderët e ankandet në këtë ministri.

Pazari i parë me tokat bujqësore në Cërrik

Sipas dokumentit zyrtar, Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, dy javë pas fillimit të detyrës, udhëroi Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Mbështetëse të zhbllokonte dhënien me qira të 40.66 hektarë tokë bujqësore shtetërore të ish-fermës në Bashkinë e Cërrikut, në 3 parcela me Nr. 292, Nr. 293/1 dhe Nr. 294/1.

Dhënia me qira e këtyre sipërfaqeve ishte bllokuar nga ish-Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, me Urdhër Nr. 234, datë 7 mars 2025, me objekt: "Pezullimi i procesit për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit, ish-ferma në Bashkinë e Cërrikut".

Dokumente/ Dy pazare të ministrit Andis Salla me 66.6 ha toka me qira

Ndërsa ministri Andis Salla, në fund të muajit shtator 2025, pas uljes në kolltuk, vendosi anulimin e urdhrit të pezullimit të dhënies së kësaj toke me qira dhe udhëroi të jepet me qira, megjithëse, siç e deklaron vetë, kjo çështje është në proces gjyqësor midis ministrisë dhe subjektit privat.

Por ministri Andis Salla ka hequr nga faqja zyrtare urdhrin e pezullimit të dhënies me qira të 40.66 ha tokë të ish-fermës në Cërrik dhe dosjen e këtij ankandi, për të fshehur emrin e subjektit apo individit që e ka marrë dhe do t'i jepet përsëri, emrin e të cilit "Pamfleti" po e investigon.

Pazari i dytë me tokat bujqësore në Maqellarë të Dibrës

Në mesin e muajit prill 2026, ministria e Bujqësisë publikoi procedurën për dhënien me qira të 25.9 hektarë tokë bujqësore shtetërore në fshatin Vojnik të Maqellarës në Dibër, ankand në të cilin u paraqitën 5 subjekte private.

Por në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 18 maj 2026, Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, publikoi njoftimin për anulimin e ankandit, me justifikimin, ose më saktë, me mashtrimin se gjoja ministria e ka të pamundur të përcaktojë çmimin fillestar të qiradhënies së tokës.

Kur çmimet e qirave të tokave bujqësore shtetërore për çdo qark, bashki e njësi administrative janë të përcaktuara me Ligjin nr. 8318, datë 1 prill 1998, dhe me Vendimin nr. 373, datë 20 qershor 2018 të qeverisë.

Dokumente/ Dy pazare të ministrit Andis Salla me 66.6 ha toka me qira

Fakti që ankandi u anullua 10 ditë pas takimeve "Punët për Shqipërinë" që ministri Andis Salla bëri në Dibër më 25 prill 2026, i shoqëruar nga krerët e PS-së, krijon dyshime se ka prishur pazarin me atë që kishte paracaktuar vetë dhe ka vendosur që 40.66 hektarë tokë në Maqellarë t'ia japë atij që ka vendosur partia./Pamfleti

 

andis salla cërrik dibër pazaret

Lini një Përgjigje