TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë18 Maj 2026, 14:49

Arrestohen 4 policë në Sarandë, por kryebashkiaku Oltion Çaçi nuk preket; është ai që lejoi ndërtimet pa leje

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohen 4 policë në Sarandë, por kryebashkiaku Oltion
Oltion Çaçi /

Pas muajit qershor 2023, kur Oltion Çaçi filloi detyrën si kryebashkiak, në bregdetin dhe territorin e Bashkisë së Sarandës, janë bërë 220 ndërtime pa leje dhe rreth 90 zaptime të plazheve hapësirave e publike, edhe nga Shefi i Policisë Bashkiake, Aleksandër Lilo e zyrtarë të IMT-ës lokale...

Pas denoncimeve dhe hetimit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi Shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari; specialistin e Hetimit të Krimeve, Andi Duro; specialistin për Rendin, Ajdin Ismailaj, dhe specialistin e zonës, Robert Çullaj.

Këta u arrestuan me akuzat: "Shpërdorim detyre; kryerja e veprimeve arbitrare; mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme dhe bashkëpunim në lejimin e një ndërtimi pa leje në bregdet e në ujë", të dyshuar për marrje ryshfetesh.

Një nga detyrat e policisë është verifikimi i lejeve të ndërtimeve dhe kryerja e procedurave ligjore kur ka shkelje, mbështetur në denoncimet e qytetarëve dhe kërkesat e informacionet për ndihmë, që i dërgon drejtuesi i Bashkisë.

Grupi hetimor ka indiciet dhe provat e tij për veprimet e paligjshme të kryera nga zyrtarët e policisë së Sarandës që u arrestuan për favorizimin e ndërtimit pa leje.

Por në rastin konkret, ata që panë, lejuan dhe nuk ndaluan ndërtimin pa leje janë kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi, dhe dy vartësit e tij: Eduart Veliu, Kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit, dhe Aleksandër Lilo, Shef i Policisë Bashkiake.

Bashkia është institucioni që administron, menaxhon dhe kontrollon territorin në Sarandë, ndërsa kryebashkiaku Oltion Çaçi është autoriteti që verifikon ndërtimet, sidomos kur merr informacione nga qytetarët, siç kishte për rastin konkret dhe ka për shumë raste të tjera.

Edhe nëse kryebashkiaku Çaçi nuk i shikon ose bën sikur nuk i shikon ndërtimet pa leje sepse ia "mbyllin sytë e gojën" çantat me euro, Bashkia ka Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit dhe Policinë Bashkiake, që kanë detyrë të kontrollojnë ndërtimet, nëse janë me leje ose pa leje.

Pse nuk arrestohet dhe kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi, që lejoi ndërtimin pa leje?

Pse nuk arrestohen Eduart Veliu, Kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit, dhe Aleksandër Lilo, Shef i Policisë Bashkiake në Sarandë, të cilët nuk e kanë ndaluar dhe nuk e kanë raportuar atë ndërtim pa leje dhe shumë ndërtime të tjera?

Pas muajit qershor 2023, kur Oltion Çaçi filloi detyrën si kryebashkiak, në bregdetin dhe territorin e Bashkisë së Sarandës janë bërë 220 ndërtime pa leje dhe rreth 90 zaptime të plazheve, hapësirave publike.

Madje disa ndërtime dhe zaptime hapësirash publike në qytetin e Sarandës i ka bërë dhe i ka lejuar kundrejt ryshfeteve Shefi i Policisë Bashkiake, Aleksandër Lilo, ish-oficer policie dhe ish-Oficer i Policisë Gjyqësore në Sarandë.

Kur ishte në ato detyra, Aleksandër Lilo u përjashtua nga policia dhe u dënua 9 muaj burg për bashkëpunim me grupet kriminale, fshehje e zhdukje provash, bllokim procedimesh penale, vonesa hetimesh, sekserizime për ulje dënimesh dhe marrje ryshfetesh nga trafikantë droge e persona nën hetim.

Ndërsa kryebashkiaku Oltion Çaçi, një muaj pas fillimit të detyrës, e emëroi Aleksandër Lilon në krye të Policisë Bashkiake të Sarandës, ku po e përdor si sekser të ndërtimeve pa leje në bregdet dhe të zaptimit të hapësirave publike./Pamfleti

oltion çaçi saranda

Lini një Përgjigje