TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë18 Maj 2026, 11:51

Si fshihen Pandi Carapuli e Vullnet Sinaj i “Big Market”; te leja e kullës 33 kate në Vlorë, në emër të komikut Donald Veshaj

Shkruar nga Pamfleti
Si fshihen Pandi Carapuli e Vullnet Sinaj i “Big Market”; te leja e
Donald Veshaj, Vullnet Sinaj dhe Pandi Carapuli /

Me kapital kompanie 11 mijë euro dhe pa asnjë aktivitet ndërtimi, ish-banori i 'Big Brother' kërkoi dhe mori lejen për kullë 33 kate mbi tokë e 4 nën tokë në qendër të Vlorës; e trajtuar në KKT brenda 1 jave. Pas maskës së komikut dhe dhëndrit të deputetit Vullnet Sinaj, zbulohen Pandeli Carapuli (mik i Ramës e ndërtues i sarajeve të tij në Surrel) dhe vetë deputeti Sinaj, pronar i 'Big Market'. Donald Veshaj, me pagë 34 mijë lekë në muaj, nuk deklaron asnjë aktivitet financiar...

Linja e qokave për leje kullash, hotelesh e resortesh për oligarkë e politikanë të PS-së, të maskuara pas personazheve të ekranit e showbizit, është një nga marifetet që po përdor kryeministri Edi Rama vitet e fundit.

Të njëjtën skemë ka përdorur me lejen për kullë 33 kate mbi tokë e 4 kate nën tokë në qendër të Vlorës, dhënë kompanisë "DGC", të krijuar më 28 shkurt 2024, me kapital rreth 11 mijë euro.

Kjo kompani u krijua nga komiku dhe ish-banori i "Big Brother", Donald Veshaj, dhe Glenis Çobo, me nga 50% aksione secili; të cilët, thuhet se në dhjetor 2024 i kanë shitur 50% të aksioneve për 5000 euro kompanisë "Anchor Investment" në pronësi të Albi Shytit, por pa e pasqyruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Sipas informacioneve dhe dy provave të forta, thuhet se pas lejes së kullës 33 kate mbi tokë e 4 kate nën tokë në qendër të Vlorës, të kërkuar nga Donald Veshaj e ortaku Glenis Çobo dhe të pranuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, qëndrojnë ndërtuesi Pandeli Carapuli dhe deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj, pronar i "Big Market".

Kompania "Eurocol" e Pandeli Carapulit, mik i kryeministrit Edi Rama dhe ndërtues i sarajeve të tij në Surrel, rezulton të jetë sponsorizuese e aktivitetit të komikut Donald Veshaj dhe e platformës "X Media" në pronësi të vëllait Romeo Veshaj.

Ndërsa ortaku i Donald Veshajt në kompaninë "DGC", që ka aplikuar për lejen e kullës në Vlorë, Glenis Çobo, është dhëndri i deputetit të PS-së në Vlorë, Vullnet Sinaj, pronar i "Big Market".

Nuk është rastësi që dy persona pa asnjë lidhje me biznesin e ndërtimit, që kanë vetëm 11 mijë euro kapital dhe prej themelimit të kompanisë nuk kanë aktivitet e bilanc tatimor, kërkojnë të ndërtojnë kullë 33 kate mbi tokë e 4 kate nëntokë me vlerë investimi miliona euro.

Provave që zbulojnë faktin se pas lejes së ndërtimit të kullës që kanë kërkuar komiku Veshaj dhe ortaku i tij Çobo qëndrojnë Pandeli Carapuli dhe deputeti Vullnet Sinaj i "Big Market", i shtohet edhe fakti që kërkesa për lejen e kullës është trajtuar në mbledhjen e KKT-së të datës 29 prill 2026, vetëm 1 javë pasi është dorëzuar kërkesa.

Në faqen zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT) nuk janë publikuar vendimet për lejet e ndërtimit që janë miratuar në mbledhjen e datës 29 prill 2026, ku është dhe leja e kullës "Veshaj", por pavarësisht se mbahet e fshehtë, populli thotë: "Minareja nuk futet në thes".

Edhe nëse kjo kullë është vërtet investim i komikut Donald Veshaj dhe ortakut të tij Glenis Çobo, "mister" është burimi i milionave që do të financojnë për këtë kullë dhe pronësia e tokës në qendër të Vlorës.

Sepse Donald Veshaj figuron me pagë 34 mijë lekë në muaj si prezantues programi televiziv, ndërsa ortaku i tij Glenis Çobo, dhëndër i deputetit Vullnet Sinaj, nuk figuron i punësuar.

Madje Donald Veshaj nuk ka aktivitet financiar të deklaruar në Tatime e QKB, as për kompaninë "On Frame Film Production" sh.p.k. në ortakëri me bashkëshorten Borana Zemani, dhe as për kompaninë e saj "Zemani Z" sh.p.k., me aktivitet tregtimi veshjesh e produkte sportive./Pamfleti

pandi carapuli vullnet sinaj donald veshaj

3 Komente

  1. T
    Tori, Rome

    Gaztoret dhe komiket janë turrur per të kafshuar prona shteterore ose private, janë bërë medemek investitore strategjike nga Sultani i Surrelit. Shikoni gaztoret dhe palaçot e Shekspirit te komedia Nata e dymbëshjetë, dhe gaztoret dhe palaçot e sulltanit të Surrelit. Ky ka gaztorë strategjikë Gjergj Lucën, Donaldin e Borës, Gaz Pajën, Armando Sarandiotin, Sandrin e Klanit, Dulakun e Vizionit, Vjollcën e Topit, e shumë Gëzim kulufa të tjerë që me leje në dorë darin e bëjnë tellallin “Hajde kush do leje“… Këta janë vetëm gaztorët e rradhës së Sulltanit të Surrelit.

    1. D
      Dashamir vlonjati

      SE LUN TOPI TORI ROMAKU. I KE THENE TE GJITHA QARTE- SHKURT- SAKTE. SKE CFARE TE SHTOSH E HEQESH. PO KUSH DUHET ME JA NGRIJT BUZEQSHJEN GAZTOR PALACOVE TE SULLTANIT TE SURRELIT????!!!!

      1. V
        Vertete

        Fillimi i fundit! Kujtojne se u be deti kos! Ndertimi nuk eshte komedi! Edhe ata qe pastrojne thaset me para sic ndoshta eshte ky Albi Shyti qe rrezik e kane vene administrator me rroge, e ka firmosur burgun e thjesht nuk e di! Uroj te kene kemben e mbare nesemerren me maskaralleqe!

        Lini një Përgjigje