TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë17 Maj 2026, 18:27

Ministria e Arsimit dhe bashkia e Shkodrës, puç në Universitetin “Luigj Gurakuqi”

Shkruar nga Pamfleti

Puçi ndaj Universitetit të Shkodrës: si po mbahet peng UNISHK-u

Ministria e Arsimit dhe bashkia e Shkodrës, puç në
Mark Molla /

Përplasja për administratorin nxjerr në pah luftën mes reformës dhe kastës politike që prej 34 vitesh kontrollon Universitetin “Luigj Gurakuqi” përmes nepotizmit dhe klientelizmit.

Nuk kanë të ndalur andrallat dhe skandalet në Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Shkodrës, jashtë çdo caku ligjor, kanë bllokuar situatën, duke mbajtur peng administrimin e një prej universiteteve më të rëndësishme të vendit.

Gjithçka ka ndodhur këto ditë si pasojë e tentativës për të mbajtur në detyrë, jashtë çdo rregulli ligjor, administratorin e universitetit, Mark Molla.

Administratori, sipas ligjit, nuk mund të vijojë më detyrën, pasi ka mbushur moshën e pensionit dhe, sipas çdo norme ligjore, duhet të zëvendësohet menjëherë.

Ministria e Arsimit dhe bashkia e Shkodrës, puç në

Por Molla i ka dërguar Bordit të Administrimit të Universitetit një shkresë, ku kërkon të vijojë mandatin e tij, duke shtyrë daljen në pension.

Kjo kërkesë nuk duket aspak spontane, pasi ai duket se gëzon mbështetjen e Bordit, të Ministrisë së Arsimit dhe të Bashkisë Shkodër.

Kjo e vendos situatën në një puç të pastër institucional, pasi ligji i jep rektorit të universitetit, profesor Tonin Gjurajt, të gjitha atributet e drejtimit të institucionit.

Rektori është një institucion i zgjedhur me votën e profesoratit dhe studentëve, ndërsa administratori është një funksion i emëruar.

Situata është përshkallëzuar aq shumë, aq sa rektori Tonin Gjuraj i ka kërkuar ministres së Arsimit të ndalojë këtë puç institucional, duke paralajmëruar edhe dorëheqjen.

“Universiteti i Shkodrës meriton një administrator dinjitoz, të aftë dhe, përveç kësaj, që të dijë të administrojë drejt fondet e kërkimit shkencor dhe projektet europiane, për të cilat nevojiten edhe aftësi në gjuhë të huaja, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për tulla dhe roje.

Pra, duhet një person që punon për të mirën e universitetit, transparent dhe që të mos jetë nën ndikimin e askujt jashtë Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ të Shkodrës”, thekson rektori Gjuraj në një letër drejtuar ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro.

Më pas ai vijon me një paralajmërim të fortë:

“Besoj se duhet reflektim për situatën e krijuar, duke pasur prioritet interesin më të lartë të universitetit dhe të Shkodrës. Ende shpresoj se ka kohë për reflektim deri në mesditë.

Nëse nuk bëhet zgjidhja më e mirë, jam i detyruar të rishikoj pozicionin tim. Unë kam ardhur me synime të qarta dhe me ambicien për ta ndryshuar këtë institucion, së bashku me ju. Nuk kam ardhur për një rrogë dhe as për funksionin e rektorit.

Nëse do të rishikoj pozicionin tim, atëherë, si detyrim moral dhe institucional, do ta informoj publikun dhe Shkodrën për arsyet.

Unë kam kërkuar partneritet dhe bashkëpunim, por nuk mund të pranoj imponim në përmbushjen e objektivave të shpallura për UNISHK-un para opinionit publik”.

Mbajtja e administratorit jashtë kritereve ligjore është një tjetër tentativë e kastës politike të Shkodrës për ta mbajtur peng Universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Që prej zgjedhjes së tij si rektor, kasta politike dhe kriminale e Shkodrës nuk e ka lënë asnjë ditë të qetë Tonin Gjurajn dhe stafin e ri të zgjedhur me votë demokratike.

Përmes levave të korruptuara, është tentuar të sabotohet plani për transformimin e universitetit, me synimin për të mbajtur gjallë kënetën 34-vjeçare.

Universiteti i Shkodrës është kthyer gjatë viteve të tranzicionit në një koshere nepotizmi, ku profesorati është mbushur me fëmijë dhe familjarë të kastës politike, duke mbajtur në këmbë një kupolë të korruptuar.

Kasta politike e ka përdorur Universitetin “Luigj Gurakuqi” si një fole qokash për përfitime politike dhe klienteliste.

Ndërkohë, rektori i ri po synon zbatimin pikë për pikë të ligjit të Arsimit të Lartë, i cili garanton autonominë universitare përmes institucioneve të zgjedhura me votën e lirë të profesoratit dhe studentëve.

Tentativa për të mbajtur administratorin Mark Molla jashtë kritereve ligjore është qartësisht një përpjekje për të ndalur kursin reformator në universitet dhe për të mbajtur të paprekur rrjetën 34-vjeçare të nepotizmit, korrupsionit dhe qarqeve kriminale./Pamfleti

mark molla ministria e arsimit universiteti luigj gurakuqi tonin gjuraj

4 Komente

  1. N
    Nuku

    Per nje ish shofer, pa lidhje me arsimin dinjitoz ne universitet, vihet perpara zgjedhjeve absurde nje Rektor i nderuar. Ky surratqen pasi e voli mire doganen qe ne vitet 94-97, te jete administrator universiteti eshte çmenduri. Por benetit dhe beneteve te partise u duhet per votime. Rrace e ndyre

    1. D
      Dori

      Bark derra te panginjur. Kane edhe pensione te majme. Ne vend te ikin te shijojne ate qe te rinjtë ose jane pa pune ose nuk e kane as aq rrin si zorr neper kembe

      1. O
        Oj kasolle ku na mblodhe

        Çudi se si ky tip nuk ka marrë titullin professor apo kakademik. Me CV-në e tij e meriton.

        1. n
          ndoci

          Kot shkoi maloku prej Kopliku Ministri Ferid Hoxha ke universiteti dora e Kumbaros , korupsioni qe ka mberthy Shqiprine , rraca e poshter e haidutve te koruptuar qe ka kap cdo qelize te Shqiprise njisoj po bon maloku Ferid ke ministria Jashtme, ambasadoret qe njef ia ka shty kthimin , halja

          Lini një Përgjigje