TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë14 Maj 2026, 11:12

Si “i ka qepur gojën” Sali Berishës, Pëllumb Salillari

Shkruar nga Pamfleti
Si “i ka qepur gojën” Sali Berishës, Pëllumb
Sali Berisha dhe Pëllumb Salillari /

Pse nuk e mbështet Partia Demokratike betejen për shkarkimin e Hajdarit të Kuçovës...

Prej 3 vitesh po denoncohet fakti dhe janë 4 kallëzime penale në SPAK, me prova se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, e ka marrë mandatin me vota të vjedhura e të blera, por ndaj tij nuk ka filluar çështje penale për këtë krim.

Gjithashtu, Kreshnik Hajdari vazhdon të qëndrojë kryetar Bashkie, megjithëse në muajin korrik 2024 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme, për fshehje të dënimit penal në Greqi dhe sipas ligjit të dekriminalizimit duhet të shkarkohet.

Por Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, me ndikim në "tepsinë" e Pëllumb Salillarit, prej afro 2 vitesh nuk e zbaton vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke mos i ndërprerë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Për turp e faqe të zezë, në të njëjtën linjë bashkëpunimi me Ilirjan Celibashin e KQZ-së dhe  Pëllumb Salillarin, është edhe Sali Berisha, në mbrojtje të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Përballë këtij fakti, është krijuar dyshimi se Pëllumb Salillari "ia ka qepur gojën" Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili nuk po e mbështet as formalisht  shkarkimin e Hajdarit.

Sali Berisha, që bën moral për drejtësi, prej rreth 3 vitesh nuk po thotë asnjë fjalë për vjedhjen e votave nga Hajdari e Salillari në Kuçovë, dhe as për vendimin e Gjykatës së Posaçme, që detyron KQZ-në ta shkarkojë kryebashkiakun e Kuçovës.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, nuk po e zbaton vendimin e gjykatës, sepse, siç thuhet, ka dalë në disa përgjime për përfitime nën dorë nga dyshja Hajdari-Salillari.

Është e kuptueshme që edhe Sali Berisha nuk po thotë asnjë fjalë kundër Ilirjan Celibashit, pse ai nuk zbaton vendimin gjyqësor të formës së prerë për ndërprerjen e mandatit të Hajdarit të dënuar të Kuçovës, ngaqë Celibashi është kunati i Fatmir Mediut.

Për më tepër, Sali Berisha e ka provën: Gjykata e Posaçme e ka dënuar Kreshnik Hajdarin me 9 muaj burg për veprën penale "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve", konvertuar në shërbim prove, marrë formë të prerë më 5 korrik 2024./Pamfleti

sali berisha pëllumb salillari

1 Komente

  1. T
    Tony

    Me ka bere pershtypje te madhe veprat e Salikarit ku i ve urave e objekteve emrin e firmes. Bota e qyteteruar nuk shet pordhe te vere emra e steremra ne objekte seriose te ndertuesite emrit te firmes. Kam pare shume objekte serioze famoze qe te pakten kane nje pllakate te vogel ku thuhet data e viti i ndertimit te objektit e jo Salushi e Karrushi. Harbuti po harbut mbetet e nuk behet kurre zotni. Fajin e ka populli qe nuk i merr t'i vare nga kermbet si Ducja keta pushter ne mes te qyteteve.

    Lini një Përgjigje