TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë10 Maj 2026, 18:38

Bandat e Gjin Gjonit masakrojnë ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Dajçit të Lezhës

Shkruar nga Pamfleti
Bandat e Gjin Gjonit masakrojnë ish-kryetarin e Partisë Demokratike
Gjin Gjoni dhe Sokol Toma /

Deputeti i PD-së e kishte paralajmëruar hapur Sokol Tomën se ‘do t’ia presë veshët’; pak kohë më vonë, një grup i maskuar i theu të dyja këmbët dhe ia preu veshin në një sulm barbar në autostradë...

Burime të brendshme nga strukturat e Partisë Demokratike në Lezhë konfirmojnë për Pamfletin se deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, në disa takime të hapura dhe grupe të ngushta me aktivistë e drejtues vendorë, ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se ‘do t’ia presë veshët Sokol Tomës’, ish-kryetarit të PD-së për njësinë administrative të Dajçit.

Sokol Toma njihet ndër vite si një nga organizatorët më të suksesshëm elektoralë në zonë, por pas ardhjes së Gjin Gjonit në krye të degës së Partisë Demokratike për Lezhën, ai u tërhoq nga jeta politike aktive dhe u bë kritik ndaj mënyrës së drejtimit të tij.

Pikërisht për këtë kritikë, Gjin Gjoni dyshohet se e ka kërcënuar vazhdimisht me dhunë fizike, duke i thënë hapur në disa prej takimeve: "Do t'ia pres veshët që t'i bëhet mësim."

Mbrëmjen e 9 majit 2026, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Mamurras–Laç, pranë fshatit Sanxhak në Kurbin, Sokol Toma u sulmua brutalisht nga një bandë e maskuar. Personat e paidentifikuar i bllokuan rrugën makinës së tij, e nxorën me forcë dhe e rrahën me sende të forta. Por dhuna nuk u ndal me kaq: agresorët i thyen të dyja gjymtyrët e poshtme dhe më pas i prenë realisht një pjesë të veshit, duke e përmbushur fjalë për fjalë kërcënimin e deputetit Gjin Gjoni.

Pas sulmit, autorët i morën telefonin celular viktimës dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Sokol Toma u gjet në gjendje të rëndë nga kalimtarët dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet i shtruar dhe i dërmuar në repartin e ortopedisë, jashtë rrezikut për jetën por me lëndime që do të lënë pasoja të përhershme.

Burimet e brendshme theksojnë se nuk mund të bëhet fjalë për një rastësi të thjeshtë: kërcënimi i deputetit ishte shumë specifik, dhe mënyra se si u ekzekutua sulmi (thyerja e këmbëve dhe prerja e veshit) përputhet në detaje me paralajmërimet e tij.

Deri më tani, as policia dhe as asnjë media e pavarur nuk kanë raportuar zyrtarisht për kërcënimet e Gjin Gjonit, megjithatë burimet brenda partisë konfirmojnë se ato janë bërë në prani të shumë dëshmitarëve.

Organet e drejtësisë tashmë duhet të hetojnë nëse deputeti Gjin Gjoni ka lidhje të drejtpërdrejtë me bandën e maskuar që masakroi Sokol Tomën, apo nëse kërcënimet e tij ishin thjesht një paralajmërim i një sulmi të organizuar nga të tjerë.

Ndërkohë, Partia Demokratike në Lezhë nuk ka dalë ende me asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje./Pamfleti

gjin gjoni sokol toma

3 Komente

  1. A
    Ai tipi

    Ska gjo se kunati i zhin zhonit punon ne spak dhe s’i del emri..

    1. T
      Tiku

      Me bere pak te qesh afer mesnates me, “ apo nëse kërcënimet e tij ishin thjesht një paralajmërim i një sulmi të organizuar nga të tjerë”! Hahahaha

      1. M
        Munika

        Keshtu, me akt pas akti, PD eshte kthyer tashme plitesisht ne nje formation mafioz fashist.

        Lini një Përgjigje